Këshilla për thonj më të fortë e më të gjatë

  • 02 May 2016 - 08:05
Këshilla për thonj më të fortë e më të gjatë

Nëse nuk ia dilni që ta arrini gjatësinë e dëshiruar të thonjve, ndiqini këto këshilla dhe thonjtë tuaj do të jenë më të fortë se ndonjëherë më parë, raporton Gazeta Kosova Sot

KINI PRITJE REALE Sikur edhe për çdo pjesë tjetër të trupit tuaj, edhe këtu gjenetika e luan një rol të madh. Gjithashtu, kualiteti i thonjve varet edhe nga të ushqyerit dhe gjendja e përgjithshme e organizmit tuaj. Por, kjo nuk do të thotë se duhet që gjithsesi të keni thonj të dobët. Në të ushqyer përfshini vitamina, që e nxisin rritjen e thonjve dhe kushtojuni më shumë kohë dhe vëmendje kujdesit ndaj tyre.

FORCOJINI THONJTË ME PREPARATE Këtu nuk mendojmë për llakun klasik të shtresës së epërme, madje edhe pse ai mund të shërbejë për forcim. Megjithatë, duhet që ta gjeni produktin e duhur, qëllimi i të cilit është vetëm forcimi i thonjve, i cili mund të jetë pa ngjyrë ose me ndonjë nuancë diskrete. Aplikojeni gjatë një jave të tërë, mes dy ndryshimeve të ngjyrës së llakut.

KUJDESUNI PËR LËKURËN RRETH THONJVE E dini edhe vetë - "shërbimi" më i keq që mund t'ua bëni thonjve tuaj dhe dukjes së tyre është që të mos kujdeseni për lëkurën rreth tyre. Gjithashtu, nëse vjen deri te inflamacioni i lëkurës rreth thonjve, thonjtë sigurisht që nuk do t'ju rriten shpejt.

HIDRATIMI ËSHTË I RËNDËSISHËM Është shumë me rëndësi që t'i hidratoni thonjtë tuaj, si me vajra me vitaminë E, ose me vaj ulliri, ashtu edhe me krem të zakonshëm për duar. Në fakt, kur i lyeni duart, shpesh harroni që me të t'i trajtoni edhe thonjtë. Herën e ardhshme, kur të përdorni krem për duar, gjithsesi me një pjesë të tij u bëni masazh thonjve dhe lëkurës rreth tyre.

(Kosova Sot)