Receta për heqje efikase të qimeve

  • 02 May 2016 - 10:53
Receta për heqje efikase të qimeve

Jua sjellim një recetë natyrale, me ndihmën e së cilës do t’i hiqni qimet e padëshiruara nga fytyra dhe trupi, në mënyrë efikase dhe përgjithmonë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

-Gëzhoja të thara të arrave

-Ujë

Përgatitja:

I ndizni gëzhojat e arrave deri në momentin kur të shndërrohen në hi. Hirin e fituar e shtoni në një enë, në të cilën do ta përzini me pak ujë deri kur të fitoni një lloj të pastës. Duhet të pritni 12 orë para se ta përdorni këtë përzierje. Aplikojeni në zonat ku i keni qimet e padëshiruara e lëreni që të qëndrojë për rreth 30 minuta, e më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë. Përsëriteni procedurën tri herë në ditë gjatë tri ditëve dhe do të duhet që t’i vëreni rezultatet e para. Me kalimin e kohës qimet më nuk do të rriten. 

(Kosova Sot)