Trendi i ri i grimit - 'non-touring'

  • 03 May 2016 - 09:19
Trendi i ri i grimit - 'non-touring'

Njihuni me "non-touring" - trendin e ri të grimit, i cili është i përkryer për të gjithë ata që duan ta kenë një pamje të freskët, pa harxhuar tonelata të tëra të pudrës, korrektorit dhe "highlighter"-it... , raporotn Gazeta Kosova Sot

Një dëshmi se kjo teknikë ka hasur në një pranim të mirë, është edhe fakti që të famshmet, sikur Gigi Hadid, Kendall Jenner dhe Jennifer Lopez, tanimë kanë filluar ta përdorin atë me të madhe. Grimuesja e të të famshmëve, Renee Sanganoo, e ka komentuar teknikën e re të grimit: "Ju e dini se keni grim, por atë nuk mund ta shohë askush... duket shumë më e natyrshme sesa teknikat e tjera të grimit".

Esenca e kësaj metode qëndron te zvogëlimi i sasisë së produkteve dhe aplikacioneve që i përdorni. Më pak me të vërtetë është më shumë, e krejt çka ju nevojitet për arritjen e kësaj pamjeje, janë "primeri", kremi BB dhe "highlighteri". 1. Përgatiteni lëkurën me 'primer' sipas përzgjedhjes tuaj - i cili do të përshtatet me tipin e lëkurës dhe teksturën e saj. Nëse nuk doni ta përdorni, apo nuk e keni, atëherë këtë hap mundeni edhe ta tejkaloni. 2. Vendoseni kremin BB në nuancën të cilën e përdorni. Po ashtu mund ta përdorni edhe kremin CC, apo cilindo krem hidratues për fytyrë. 3. Dhe, në fund, pjesa më interesante - vendosja e "highlighter"-it. Thjesht, vendoseni atë në vendet që të parat "goditen" nga dielli, e ato janë maja e hundës, mollëzat e faqeve dhe thellimi mbi buzën e epërme. Vendoseni me brushë dhe kjo është e tëra. Keni fituar një pamje të freskët dhe të shkëlqyeshme të fytyrës, e cila mbi të gjitha është natyrore. 

(Kosova Sot)