Maska natyrale prej hibiskusi për flokë të butë dhe me shkëlqim

  • 03 May 2016 - 17:34
Maska natyrale prej hibiskusi për flokë të butë dhe me shkëlqim

Flokët e thatë duket që po i mundojnë shumë femra anekënd botës, pasi që flokët, në shumicën e rasteve, janë të ekspozuar ndaj pluhurit, si dhe ndikohen lehtë nga ushqimi që nuk është i shëndetshëm. Megjithatë, për fat të mirë, ekzistojnë ilaçe natyrale për trajtimin e flokëve, të cilat ua rikthejnë flokëve butësinë dhe shkëlqimin e humbur, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Maska e flokëve nga hibiskusi, për shembull, është një ilaç i përkryer për trajtimin e flokëve.

Meqë është i pasur me vitaminë A dhe C, si dhe përmban shumë aminoacide, hibiskusi është shumë i rëndësishëm në parandalimin e rënies së flokëve dhe stimulimin e rritjes së tyre. Për më tepër, hibiskusi ndihmon edhe në rikthimin e shkëlqimit të flokëve. Për krijimin e maskës së flokëve mund të përdoret edhe lulja e hibiskusit edhe gjethet e saj. E, për ta bërë edhe më efektive maskën e flokëve mund të përdorni edhe përbërës të tjerë, që janë të rëndësishëm për shëndetin e tyre, si puna e jogurtit dhe farave të sanëzës.

Image

 

Më poshtë ua kemi sjellë dy receta për maska të flokëve, që përbërës të kryer kanë hibiskusin.

1. Maska me hibiskus dhe jogurt

Përbërësit:

8-10 lule të freskëta të hibiskusit;

3-4 lugë gjelle jogurt;

1 lugë gjelle mjaltë;

Disa pika vaj esencial të rozmarinës (sipas dëshirës).

Image

 

Metoda:

1. Largojini sepalet (pjesën e gjelbër të bazës së lules) nga lulet e hibiskusit;

2. Vendosini lulet në grirëse;

3. Shtoni 3-4 lugë gjelle jogurt pa yndyrë. Përzieni dhe grini përbërësit deri sa ta fitoni një masë homogjene. Përzierjes mund t’i shtoni edhe pak ujë;

4. Vendoseni masën e fituar në një enë.

5. Shtojani përzierjes së fituar edhe 1 lugë gjelle mjaltë dhe përzieni mirë të gjithë përbërësit;

6. Përfundimisht, shtoni edhe disa pika vaj esencial të rozmarinës.

Maska juaj hidratuese është e gatshme për përdorim, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

 

2. Maska për flokë me hibiskus dhe fara të sanëzës

Përbërësit:

Një grusht gjethe hibiskusi.

1-2 lugë gjelle fara të sanëzës, paraprakisht të zhytura në ujë (Zhytini farat në 200 mililitra ujë dhe lërini të qëndrojnë përgjatë gjithë natës).

Image

 

Metoda:

1. Pastrojini gjethet e hibiskusit me ujë, për ta larguar çdo papastërti.

2. Hiqni bishtat e gjetheve.

3. Vendosini gjethet në një grirëse për ta krijuar një pastë. Gjetheve mund t’ua shtoni edhe disa lule hibiskusi dhe pak ujë, nëse ju nevojitet për ta grirë përzierjen më mirë.

4. Vendoseni pastën e fituar në një enë.

5. Grimcojini farat e sanëzës dhe vendosini në një enë tjetër.

6. Përzieni të dy pastat me njëra-tjetrën.

Maska për flokët tuaj është e gatshme.

Image

 

Aplikimi i maskës së flokëve:

Fillimisht, shpëlajini flokët dhe lërini të thahen vetë. Maskën e flokëve e aplikoni kur flokët tuaj janë ende të lagët. Duke përdorur gishtërinjtë ose një brushë flokësh, aplikojeni maskën e flokëve nga rrënjët gjer në majë të flokëve, duke mbuluar çdo pjesë të tyre. Mbështillini flokët me një qese plastike dhe lëreni maskën që ta kryej punën e vet për rreth 30 minuta. Pastrojini flokët me ujë për ta larguar çdo copëz të maskës. Pasi që flokët të jenë tharë dallimi mund të vërehet fare lehtë.

Nëse veçse keni flokë të tharë dhe të brishtë, përdoreni ndonjërën prej këtyre dy maskave një herë në javë, ndërsa nëse keni flokë normalë dhe maskën e përdorni si masë parandaluese, përdoreni maskën një herë në dy javë.

(Kosova Sot)