Mundeni zbokthin me preparate natyrore

  • 05 May 2016 - 09:14
Mundeni zbokthin me preparate natyrore

Ekzistojnë preparate natyrore që janë më efikase dhe më të lira kundër zbokthit, sesa preparatet e blera,transmeton gazeta Kosova Sot.

LËNGU I LIMONIT

Lëngu i limonit është njëri ndër ilaçet më të mira natyrore kundër zbokthit. Së pari shtrydheni një limon, më pas përziejeni me ujë, e pastaj bëni masazh të lëkurës së kokës me lëvore të limonit, para se ta shpëlani kokën me lëng limoni.

UTHULLA E MOLLËS

Përzieni 60 ml të uthullës së mollës me 60 ml ujë dhe futeni në një shishe me sprej. Spërkatni flokët tuaj, e sidomos rrënjët dhe kini kujdes që të mos i spërkatni edhe sytë. Më pas mbështillni flokët me peshqir dhe lani normalisht pas një ore.

SODA E BUKËS

Fërkoni pak sodë të bukës në flokë të lagur. Bëjeni këtë rreth një javë në vend të larjes së flokëve me shampon dhe flokët tuaj do të fillojnë me prodhimin e yndyrës së vet. Nëse flokët ju bëhen tepër të thatë, zvogëlojeni sasinë e sodës së bukës.

VAJI I ULLIRIT

Vaji i ullirit është i mrekullueshëm për shumë gjëra dhe është preparat i mirë për pastrim dhe hidratim. E nxehni pak vaj ulliri në furrën me mikrovalë dhe vendoseni me lëvizje rrethore në rrënjë të flokëve. Pas një ore, lani flokët me shampon. 

(Kosova Sot)