Detajet mahnitëse në dukjet e yjeve në ‘Met Gala’

  • 05 May 2016 - 12:19
Detajet mahnitëse në dukjet e yjeve në ‘Met Gala’

Fustanet metalike, pa asnjë dyshim, kanë qenë trendët më të mëdhenj, që janë parë në ceremoninë e sivjetmë të ‘Met Gala’-s, gjë që ka bërë që të mos i vërejmë disa detaje, që janë më të vërtetë joshëse. Stilistët e rrobave dhe flokëve, si dhe artistët e grimit kanë analizuar me kujdes dukjet e yjeve në tepihun e kuq të ceremonisë, për të sjellë disa nga detajet më joshëse në dukjen e yjeve, që kanë parakaluar në qilimin e kuq të ceremonisë gjatë mbrëmjes së të hënës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gigi Hadid

Modelja Gigi Hadid kishte vendosur që fustanin e saj të markës “Tommy Hilfiger” ta dekoronte me shkëlqyes dhe kristale, të cilët i kishte përdorur gjithandej. Stilistja e flokëve, Jennifer Yepez, kishte vendosur pak shkëlqim në flokët e saj, ndërsa “Mar y Soul”, që është përkujdesur për manikyrin e Hadid-it, ka bërë të ditur që pasi që ia kishte lyer thonjtë, në pjesën e poshtme të majës së secilit thua kishte vendosur një kristal, procedurë që ka kushtuar 1800 euro. 

“Kemi dashur që manikyri i saj të duket i përkryer nga secili kënd, andaj edhe i kemi vënë kristalet”, ka bërë të ditur Mary.

Image
Image

 

Lily Collins

Artistja e grimit, Molly Stern, kishte vizatuar një vijë të bardhë në qendër të fytyrës së aktores Lily Collins, duke filluar balli për të vazhduar më pas edhe në pjesën e fytit. Në një fotografi të postuar në ‘Instagram’, profesionistja e grimit e ka quajtur këtë dukje ‘robot i lehtë’.

Image

 

Rita Ora

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, si në çdo paraqitje tjetër në tepihun e kuq, edhe kësaj here ka lënë mbresa me dukjen e saj, sidomos me detajet në dukjen e saj, që sikur fshihen në gjithë atë glamur. Këngëtarja kësaj here është paraqitur me këtë stil flokësh, të dekoruar me copëza metalike në formë katërkëndëshi, të punuar nga stilisti i flokëve, Brent Lawler. Këto detaje i përshtateshin me fustanin mbresëlënës të punuar nga Vera Wang.

Image

 

Selena Gomez

“Ajo ka dashur që thonjtë e saj të kenë ngjyrë metalike dhe ne jemi munduar t’ia plotësojmë dëshirën, duke e kombinuar me dukjen e saj të përgjithshme, andaj edhe kemi vendosur të përdorim një nuancë më të çelët të ngjyrës së hirtë, të cilën e kemi kombinuar me shkëlqim të fuqishëm”, ka thënë artistja e manikyrit, Geraldine Holford, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Image
Image

 

Freida Pinto

Aktorja e “Slumdog Millionaire”, Freida Pinto, kishte përdorur shkëlqim në formë metalike në pjesën nën vetulla, sikur ka dashur të solidarizohej me yjet e tjerë që kanë shkëlqyer në atë mbrëmje. Si rrjedhojë, e gjithë vëmendja ishte përqendruar në atë pjesë të fytyrës së saj.

Image

 

Maria Sharapova

Stilisti i flokëve që punon me tenisten e famshme ruse - Adir Abergel – kishte vendosur që flokët e klientes së tij t’i mblidhte prapa, për ta krijuar stilin bishtkali, të cilin e kishte dekoruar edhe më tej me një spango prej ari, me të cilin kishte ndarë në pjesë flokët e Sharapova-s.

Image
Image

 

Kim Kardashian

Nëse Kim Kardashian në paraqitjen e saj në ‘Met Gala’ ju është dukur më ndryshe se zakonisht, atëherë kjo gjë ka ndodhur për shkak të efektit të krijuar nga artisti i saj i grimit, Mario Dedivanoic, i cili kishte vendosur që t’i bënte vetullat e saj më të çelëta, për t’i përshtatur kështu me veshjen e saj me motive të metalta.

Image

 

(Kosova Sot)