Pesë ngjyra të llakut për thonj, që përmirësojnë disponimin

  • 06 May 2016 - 08:43
Pesë ngjyra të llakut për thonj, që përmirësojnë disponimin

Pranverën nuk mund ta paramendojmë pa ngjyra të gjalla dhe të gëzueshme

Pranvera është stina më e mirë e vitit për lojëra të modës, e ndoshta mënyra më e lehtë që të luani, është që t’i theksoni thonjtë me llaqe të ngjyrave të gjalla. Mund të përcaktoheni për nuancën e kuqërremtë, e cila kurrë nuk del nga moda, apo për ngjyra më të çartura, sikur që është e verdha, apo e kaltra, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ngjyra e kuqërremtë, apo e trëndafilit, simbolizon romantikën, butësinë, dashurinë dhe miqësinë, si dhe e thekson pamjen femërore. Femrat që e preferojnë këtë ngjyrë janë femra të tipit amësor, romantike, sharmante dhe të qeta.

E verdha është ngjyra e diellit. Lidhet me gëzim, lumturi, intelekt dhe energji. Nxitë gëzimin, si dhe aktivitetin mendor, duke dhënë edhe energji të muskujve. E verdha theksohet sidomos kur gjendet në një prapavijë të zezë, e ky kombinim shpesh përdoret për vërejtje.

E kaltra është ngjyrë e qiellit dhe detit dhe lidhet me thellësinë dhe stabilitetin. Simbolizon besimin, përkushtimin, mençurinë, vetëbesimin, inteligjencën, besimin, të vërtetën dhe parajsën. E ngadalëson metabolizmin dhe ka efekt qetësues.

(Kosova Sot)