Të famshmit, të cilëve fobitë për pak ua shkatërruan famën

  • 11 June 2018 - 14:27
Të famshmit, të cilëve fobitë për pak ua shkatërruan famën
Image

 


RITA ORA - TUALETIN Këngëtarja Rita Ora pushtoi skenën e muzikës dhe nuk di të ndalet më. Ka punuar me emra të mëdhenj, si Kanye West dhe "will.i.am". Por, Ora i ka frikë banjën. Ajo thotë, "Unë gjithmonë ndihem se kur shkoj në tualet diçka do të dalë nga atje poshtë. E kam këtë ndjenjë kur mendoj se ky tunel duhet të nisë diku dhe nganjëherë them me vete, 'çfarë nëse diçka del nga tualeti'? Kjo është një frikë imja. Gjithmonë përkujdesem që ta ndez dritën sa herë që të shkoj në banjë
 
Image

 

KENDALL JENNER - VRIMAT E VOGLA Një nga motrat e famshme të klanit Kardashian-Jenner, Kendall Jenner, ka bërë emër për veten. Megjithëse është rritur në famë, falë shfaqjes së familjes së saj "Keeping Up With The Kardashians", ajo ka ecur nga kjo shfaqje. Është një modele e suksesshme. Është një nga ato vajzat që i ka të gjitha, por një frikë e ndjekë çdo ditë. Kendall vuan nga tripofobia, frika nga vrimat e vogla. Modelja në një postim ka thënë se edhe petullat me flluska ajri 'e çmendin', sepse sipas saj, kush e di se çfarë ka brenda'. 
Image

 

NICKI MINAJ - SHKALLËT LËVIZËSE Nicki Minaj njihet për qëndrimin e saj të qetë. Asaj s'i bëhet vonë se çfarë thonë të tjerët për të dhe diçka për të të thotë se, "nuk kam frikë nga hiçgjë. Epo, nuk është ashtu. Përse? Sepse Nicky ka frikë nga shkallët lëvizëse. Megjithëse frika e saj nuk është konfirmuar edhe zyrtarisht nga vetë ajo, një aksident në vitin 2011 fobinë e saj e vuri në pah. Kjo bukuroshe po merrte pjesë te "NBA Players' Association Gala" dhe iu desh të zbriste me shkallë të tilla. Nuk e kishte bërë dot, e ndoshta fajin e kishin takat e larta.
 
Image

 


MEGAN FOX - LETRAT Megan Fox njihet për dukjen e saj dhe rolet në filmat popullor aksion. Por pothuajse kemi humbur punën e saj si aktore falë fobisë së saj të çuditshme. Aktorja me gjasë nuk e duron praninë e letrave të thata. Derisa ishte te Jimmy Fallon për të biseduar, ajo kishte thënë, "Skriptat, gazetat apo gjithçka që nuk është e lagur, nuk mundem ta prek me duart e mia. Gjithmonë më duhet t'i lag gishtërinjtë e mi para se ta kthej secilën faqe. Kështu bëj sa herë që ulem ta lexoj një skript. Pranë vetes e mbaj një gotë me ujë, ku i fus gishtërinjtë e mi dhe i lag gishtat sa herë që vjen radha për ta kaluar një faqe në tjetrën.
Image

 

OPRAH - ÇAMÇAKËZËT Aktorja, ish- nikoqirja e emisioneve dhe mbretëresha e perandorisë së saj mediale, Oprah jeton rehat në majë të industrisë. Pasi ishte rritur e varfër, ajo tashmë është në majat e botës. Të gjithë e pëlqejnë atë. Por ka një gjë të çuditshme në lidhje me të që kurrë nuk do të kishit mundur t'ia qëllonit. Oprah ka një fobi të çuditshme që nuk e prek vetëm atë, por edhe të tjerët rreth saj. Kjo grua e zonja e urren çamçakëzin. Njëherë kishte thënë, "unë e urrej çamçakëzin. Më bën të vjellë vetëm kur e mendoj. Kur njerëzit e përtypin aq me zë apo edhe kur e nxjerrin nga goja e tyre, kjo është më e keçja". Lëre se kurrë nuk e ka përtypur vet, por edhe e ka ndaluar atë nëpër të gjitha studiot dhe zyrat e saj. 

DJ KHALED - LARTËSITË Vetëm nëse keni jetuar në shpellë, sepse do të kishit dëgjuar për DJ Khaled. Njihet për këngët dhe bashkëpunimet me yjet më popullor, si dhe për tregimet e tij interesante në "Snapchat", përkundër se është në majat e botës, në fakt, të jetë në majë të botës është frika më e madhe e tij. Khaled tmerrohet nga lartësitë. Ai madje refuzon të udhëtojë me aeroplan tash e një dekadë tashmë. Në vitin 2017, ai kishte mbledhur guximin që të fluturonte me aeroplan, dhe atë falë inkurajimit nga djali i tij Asahd. Muzikanti palestinez ka thënë se ishte pikërisht djali i tij, fakti se është baba, që ia ka ndryshuar krejt qasjen karshi botës. Video e postuar thoshte: "Zoti është më i madhi! Të faleminderit djali im!!! Asahd"!!!.

(Kosova Sot)