description

A mund të ndikojmë në zhvillimin e inteligjencës te fëmijët

Publikuar: E shtune 7 Maj 2011, 19:35 0 Komente

A e keni ditur se bebja juaj bëhet më inteligjente nëse e ledhatoni dhe bisedoni me të? Ekspertët pohojnë se një stimulim adekuat mund ta përmirësojë zhvillimin e inteligjencës te fëmijët e moshave të ndryshme. Me këtë rast ka rëndësi që te fëmija ta zhvilloni në të njëjtën kohë edhe inteligjencën emotive e edhe atë intelektuale. Tërë këtë mund ta bëni me anë të lojës dhe këmbimit të ledhatimeve.

 

Deri në muajin e tretë

 

• Ledhatojeni beben tuaj sa më shumë, këshillojnë ekspertët e revistës britanike “Parenting”. Kjo nxit zhvillimin e funksioneve trupore dhe shpirtërore.

• Blijini fëmijës suaj lodra me ngjyra të llojllojshme dhe lërini ato në një vend që të mundet fëmija t’i shohë.

• Lëshoni muzikë të mirë.

• Lejojeni beben që të luajë me ujë derisa e lani.

 

Nga muaji i tretë deri te muaji i gjashtë

 

• Blijini foshnjës suaj lodra që lëvizin, në mënyrë që ajo të jetë në gjendje t’i përcjellë ato me shikim.

• Fshihni lodrat, e bebja le t’i kërkojë ato.

• Nxirreni beben në shëtitje.

• Bisedoni me beben tuaj.

 

Nga muaji i gjashtë deri te muaji i dymbëdhjetë

 

• Lejojeni beben që të zvarritet, në mënyrë që të njoftohet me botën.

• Ushqejeni beben me ushqime sa më të llojllojshme.

 

Nga muaji i dymbëdhjetë deri te muaji i 18-të

 

• Lëreni fëmijën që të luajë sa më shumë dhe të bëjë sa më shumë lëvizje.

• Jepni fëmijës shans që të marrë pjesë në komunikimin me rrethin.

 

Nga muaji i 18-të deri te muaji i 36-të

 

• Le të luajë fëmija me shkronja dhe numra, në mënyrë që të mësohet me forma të ndryshme.

• Në moshën dyvjeçare fëmija mund t’i mësojë rregullat e disa lojërave.

 

Nga mosha 3 deri 6-vjeçare

 

• Le të njoftohet fëmija me sa më shumë objekte të llojllojshme.

• Mund të mësohet të luajë në ndonjë instrument, apo ta mësojë ndonjë gjuhë të huaj. 

 

Inteligjenca emocionale dhe e përgjithshme

 

Psikologët bashkëkohorë pohojnë se pa faktorin EQ (inteligjenca emocionale), nuk vlen as faktori i famshëm IQ (inteligjenca e përgjithshme). Studimi i faktorit EQ është shumë i popullarizuar në botë, ku shkencëtarët momentalisht janë duke u munduar që të kuptojnë sesi IQ dhe EQ plotësohen midis veti. Kur bëhet fjalë për elementet e suksesit në jetë, kërkuesit shkencorë pohojnë se IQ përbën rreth 20 për qind të suksesit. Pjesa tjetër varet nga faktorët e tjerë, sikur që është përkatësia ndaj klasës së caktuar, lumturia, proceset neurologjike në tru dhe, natyrisht, EQ. Vetëdijesimi është më i rëndësishmi, meqë na mundëson vetëkontrollin, i cili nuk është i rëndësishëm për të shtypur ndjenjat, por për ta realizuar atë që ndjejmë. Në procesin e edukimit dhe rritjes së fëmijës, faktori kyç në zhvillimin e vetëdijes janë dashuria dhe butësia. Përkushtimi i parezervë dhe i pakusht, të cilin prindi i pjekur dhe i shëndoshë ia dhuron fëmijës, ndikon më shumë në zhvillimin e fëmijës, sesa çdo gjë tjetër.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve