Biçikleta dhe rolerat, për një ekuilibër më të mirë
Nëse vogëlushi juaj nuk ka mësuar ta vozisë biçikletën, rolerët apo trotinetin, shfrytëzoni ditët pranverore që t’i kaloni së bashku me fëmijët tuaj dhe t’i mësoni për një risi, e cila është një shkathtësi mjaft e dobishme.
Rolerat
Që nga mosha trevjeçare fëmija mund të mësojë t’i drejtojë rolerat, ndërsa që nga mosha pesëvjeçare mundet t’i kontrollojë në mënyrën më të mirë. Nëse vogëlushi në moshë të hershme fillon të mësojë, blini rolera në të cilët ekzistojnë tri shkallë të shpejtësive. Shkalla e parë është sikurse ecja mbi rrota, përderisa i treti ju shtyn të vraponi pakëz pas tij. Më pas, pasi këmbët ju rriten mjaft shpejt, këtu janë modelet me tre numra – për shembull nga numri 31 deri në numrin 34, e kështu me radhë deri në numrin 40. Këmbët duhet të jenë stabile, përderisa çorapët janë të detyrueshme.
Përparësitë: Zhvillon koordinimin e lëvizjeve, ndjejnë siguri në ndryshimin e shpejtë të peshës. Tek vajzat theksohet muskujt e këmbës dhe të dorës, shkaku i lëvizjeve të barabarta. Për të mbajtur stabilitetin, shpina është gjithmonë në një pozitë, e cila mundëson zhvillimin e muskulaturës.
Rreziqet: Rreziku nga rrëzimi është më i lartë në krahasim me biçikletën, shkaku i shpejtësisë më të madhe dhe jostabilitetit, por edhe këtu ekzistojnë pajisje për mbrojtje.
Biçikleta
Koha e duhur për t’u mësuar në drejtimin e biçikletës nuk ka. Disa një gjë të tillë e arrijnë që në moshën trevjeçare, e disa të tjerë në moshën dhjetëvjeçare, nuk ekziston ndonjë rregull. Modeli i parë gjithsesi se duhet të jetë biçikletë me tre rrota. Në të fëmija mësohet t’i lëvizë pedalet dhe ta kontrollojë timonin. Se kur do të fillojë fëmija të vozisë biçikletën me dy rrota, varet prej frikës së tij dhe rrëzimeve që ka pasur në të kaluarën. Mos e mësoni duke e shtyrë apo tërhequr. Lëreni që vetë t’i lëvizë pedalet, ta kontrollojë, ndërsa ju vetëm i qëndroni pranë dhe mbrojeni nga rrëzimet e mundshme.
Përparësitë: Zhvillojnë trupin, koordinojnë lëvizjet dhe kanë kujdes më shumë. Zhvillohet nevoja dhe shprehia për lëvizje. Pos se gjenden në ajër, me rëndësi është se frymëmarrja ventilon mushkëritë dhe vjen deri tek shtimi i kapacitetit të frymëmarrjes.
Rreziqet: Rrëzimet mund të zbuten duke përdorur pajisje mbrojtëse (mbrojtëset për duar dhe gjunjë, helmeta në kokë).
Trotineti
Nuk do të duhej që fëmijët të vozisin pa i mbushur pesë vjet, ngase atëherë fillon të zhvillohet koordinimi në mënyrë intensive. Kërkon shumë energji, prandaj kjo është arsyeja pse është më pak i përdorur tek fëmijët. Trotineti është më pak i rrezikshëm.
Përparësitë: Zhvillohet ekuilibri, koordinimi, si dhe muskujt e këmbës.
Rreziqe: Nuk ka. /reuters/
- S’e duroi ortaken, u nda pas 10 vjetësh martesë
- Mbroni lëkurën e njomë të fëmijëve
- Zgjidhjet për 3 probleme shkollore
- 6 mënyra ta zbavitni fëmijën e sëmurë
- Loja në moshën fëmijërore
- Hipertensioni te fëmijët
- Etërit ndikojnë në mënyrën e ushqimit të fëmijëve
- Pse fëmijët dëshirojnë ta dëgjojnë të njëjtin tregim
- Mos i ngarkoni fëmijët
- Si ushqehen fëmijët tanë?
- Si të jetohet me epilepsinë?
- Ngjyra e kuqe mbron fëmijët prej insekteve
- Gënjeshtra, shenjë se fëmija nuk ndihet i sigurt
- Për një udhëtim të rehatshëm të bebes në avion
- A mund të ndikojmë në zhvillimin e inteligjencës te fëmijët
- Mos i detyroni fëmijët të flenë pasdite
- Lidhini lidhëset kur lozni
- Biçikleta dhe rolerat, për një ekuilibër më të mirë
- Çka duhet të dinë nxënësit e ardhshëm të klasës së parë
- Çfarë të konsumoni nëse dëshironi të lindni vajzë




ad_d.jpg)


Komente