Çka duhet të dinë nxënësit e ardhshëm të klasës së parë
Shumë prindër kanë tremë sesi do ta përjetojë fëmija i tyre shkuarjen në klasën e parë, meqë nuk janë të sigurt se çka duhet të dijë fëmija para fillimit të shkollës.
A duhet të dijë të lexojë? A duhet të dijë të shkruajë? Apo, meqë shkrim-leximin do ta mësojë në shkollë, nuk ka nevojë që të lodhemi fare? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që i brengosin prindërit.
- Fëmijët do të duhej ta dinin se me ç’shkronjë fillon një fjalë. Duhet të dinë si ta mbajnë lapsin dhe me cilën dorë duhet të shkruajnë. Do të duhej që të dinin të shkruanin disa shkronja dhe të mund të dallojnë shkronjat e shqiptuara – thotë një ekspert logoped.
Vogëlushët në moshën parashkollore do të duhej të dinin përgjigjet në këto pyetje:
* Çka duhet bërë kur të bjerë shi?
* Çka paraqitet në qiell kur të bjerë terri?
* Çka bëjmë kur të na marrë gjumi?
* Cila ditë e javës është para të enjtes, e cila ditë pas saj?
* Cilat janë ditët punuese, e cilat ditë pushimi?
* Cilat janë stinët e vitit?
* Si quhen muajt e vitit?
Vëmendja
Para fillimit të klasës së parë, fëmija duhet ta ketë të zhvilluar vëmendjen. Nuk mund të pritet nga nxënësi i klasës së parë që të jetë i përqendruar gjatë 45 minutave të orës së mësimit, meqë vëmendja e tij mund të zgjasë nga 10 deri 15 minuta. Duhet ditur se vëmendja është rezultat edhe i ushtrimeve të bëra në institucionet parashkollore. Me rëndësi është që fëmija ta njohë rrethin e tij, në mënyrë që të mund të formojë shprehje të sakta.
Fjalori
Në periudhën nga viti i pestë deri te viti i shtatë, fëmija e pasuron fjalorin e tij, i kupton dhe i përdorë fjalët abstrakte, di të tregojë ngjarjet, nxjerr përfundime të sakta dhe në mënyrë të pavarur fillon bisedën me të tjerët. Fjalori aktiv i fëmijës të kësaj moshe ka 2.500-3.000 fjalë, kurse gjatësia e fjalisë mesatarisht është prej 5-6 fjalëve. Fëmija është në gjendje që të mbajë mend vjershat e shkurtra.
Grafo-motorika
Para shkuarjes në klasë të parë, duhet që të caktohet niveli i zhvillimit të grafo-motorikës së fëmijës. Thënë më qartë, si e mbanë fëmija lapsin dhe a është i gatshëm për të shkuar në shkollë, a është në gjendje që të vizatojë atë që i thuhet, a ka renditje të duhur të vizatimit dhe a ka vetëdije të zhvilluar rreth drejtimit të shkrimit (nga e majta në të djathtë, nga lart-poshtë).
Numrat
Fëmija i moshës 6-7 vjeçare duhet të jetë në gjendje që të numërojë deri në 20, që t’i njohë numrat dhe të dijë t’i ndërlidhë ata me sasinë. Duhet të dijë që t’i renditë objektet për nga madhësia dhe t’i krahasojë ata. Duhet që të jetë në gjendje edhe t’i klasifikojë objektet sipas ngjyrës dhe formës.
Problemet
Nëse fëmija juaj ka problem me ndarjen e fjalëve në rrokje, me bashkimin e rrokjeve në fjalë, me gjetjen e fjalëve që rimojnë, atëherë mund të dyshoni se fëmija juaj mund ta ketë ndonjërën nga format e disleksisë apo disgrafisë.
Po ashtu, nëse fëmija i moshës 6-7 vjeçare ka problem me artikulimin e drejtë, nëse nuk di të tregojë se sa vjet i ka dhe sa do t’i ketë vitin e ardhshëm, nëse nuk e dallon mëngjesin nga mbrëmja dhe nëse nuk di se çka duhet të thuhet në mëngjes, e çka kur duam të biem në gjumë, atëherë duhet që të bisedoni me logopedin. Mund të bëhet fjalë për zhvillimin e mangët të të dëgjuarit, apo edhe vëmendjes.
Komente
- S’e duroi ortaken, u nda pas 10 vjetësh martesë
- Mbroni lëkurën e njomë të fëmijëve
- Zgjidhjet për 3 probleme shkollore
- 6 mënyra ta zbavitni fëmijën e sëmurë
- Loja në moshën fëmijërore
- Hipertensioni te fëmijët
- Etërit ndikojnë në mënyrën e ushqimit të fëmijëve
- Pse fëmijët dëshirojnë ta dëgjojnë të njëjtin tregim
- Mos i ngarkoni fëmijët
- Si ushqehen fëmijët tanë?
- Si të jetohet me epilepsinë?
- Ngjyra e kuqe mbron fëmijët prej insekteve
- Gënjeshtra, shenjë se fëmija nuk ndihet i sigurt
- Për një udhëtim të rehatshëm të bebes në avion
- A mund të ndikojmë në zhvillimin e inteligjencës te fëmijët
- Mos i detyroni fëmijët të flenë pasdite
- Lidhini lidhëset kur lozni
- Biçikleta dhe rolerat, për një ekuilibër më të mirë
- Çka duhet të dinë nxënësit e ardhshëm të klasës së parë
- Çfarë të konsumoni nëse dëshironi të lindni vajzë




ad_d.jpg)


shum mir po pergjigjesh
shummirpotekishakomamashumsende
shumartikullimirsamashumaqedhemamirf.l.mshum