description

Etërit ndikojnë në mënyrën e ushqimit të fëmijëve

Publikuar: E shtune 21 Maj 2011, 21:25 0 Komente

Rezultatet që janë botuar nga mediet tregojnë në ndikim e madh të etërve që kanë në zhvillimin e shprehive ushqyese të fëmijëve të tyre.

Analizat e grumbulluara nga 312 familje kanë treguar se fëmijët në të ardhmen më tepër do të vizitojnë restorantet e ushqimit të shpejtë, nëse edhe etërit e tyre kanë bërë një gjë të tillë. E njëjta ishte treguar edhe me llojet e tjera të restoranteve, përmendin shkencëtarët nga universiteti “Texas A&M”. Fëmijët të cilët kishin marrë pjesë në këtë hulumtim ishin të moshës 9 deri 11, si dhe nga 13 deri në moshën 15 vjeçe. Hulumtuesit kanë paralajmëruar se shprehitë e tilla më pas përcillen në adoleshencë dhe në moshën e rritur. /ap/

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve