description

Gënjeshtra, shenjë se fëmija nuk ndihet i sigurt

Publikuar: E shtune 14 Maj 2011, 21:12 0 Komente

Nëse vogëlushi juaj fillon të gënjejë që nga mosha trevjeçare, nuk ka arsye të brengoseni, kjo është pjesë normale e rritjes. Por, nëse kjo vazhdon edhe në moshën shtatë vjeçe, atëherë është koha të brengoseni. Të gjithë prindërit mësojnë fëmijët se gënjeshtra është e keqe, por pa marrë parasysh se sa çuditshëm do të tingëllojë kjo, këtë e bëjmë çdo ditë.

 

Nga mosha dy deri në moshën katërvjeçare mund të tolerohet

Mes moshës dy dhe katërvjeçare, fëmijët gënjejnë për të shmangur dënimet. Atëherë nuk janë edhe aq të shkathtë, por me moshën katër vjeçe diçka ndryshon. Në fakt, psikologët e hulumtimit kanë zbuluar se fëmijët mes moshës tre dhe katërvjeçare e gjysmë mësojnë të gënjejnë më me shumë entuziazëm dhe shkathtësi. Fëmija i cili gënjen duhet të jetë i aftë dhe ta kuptojë të vërtetën, ta mendojë një alternativë të së vërtetës, si dhe dy versionet t’i kombinojë ashtu si di më së miri. Ju pajtoheni se kjo është e pabesueshme që fëmija katërvjeçar ta bëjë. Prandaj, nëse zbuloni te fëmija juaj, keni arsye të jeni të impresionuar, por mos e shpërbleni.

 

Të gjithë fëmijët gënjejnë instinktivisht, por ka edhe profesionistë

Nëse fëmija juaj gënjen edhe pasi shkon në shkollë, kjo është një shenjë e një problemi apo i pasigurisë. Nëse edhe pas moshës shtatëvjeçare kjo i kalon në shprehi, ai të njëjtën gjë do ta bëjë edhe kur të rritet.

 

Gënjeshtra si ushtrim

Fëmijët e moshës katërvjeçree shpesh gënjeshtrën e përdorin si mënyrë për të provuar shkathtësitë e tyre të pazbuluara, që të kontrollojnë kufijtë si dhe të shikojnë te kush mund të kalojnë gënjeshtrat. Me kalimin në klasë të parë kjo zakonisht bie.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve