description

Hipertensioni te fëmijët

Publikuar: E shtune 21 Maj 2011, 21:26 0 Komente

Çdo ditë e më tepër të rinjtë ankohen nga shtypja e lartë e gjakut, e mes tyre edhe fëmijët dhe adoleshentët.

– Dikur për të rinjtë dihej shkaku i shfaqjes së hipertensionit, ishte fjala për sëmundjen në veshkë apo punën e sistemit endokrin. Mirëpo, tash situata ka ndryshuar, tash lajmërohet shtypja e lartë e gjakut, ndërsa nuk dihet pse vjen deri tek kjo. Por disa prej faktorëve që e nxisin janë ushqimi i shpejtë, mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, konsumimi i tepërt i kripës, sasia e lartë e alkoolit, narkotikët, duhani, zëvendësimi i ditës me natën, qëndrimi i tepërt ulur përballë kompjuterit.

Hipertensioni arterial ndryshe quhet edhe “vrasësi i qetë“, pasi kryesisht nuk ka simptoma dhe zbulohet krejt rastësisht. Kështu që ndodh që një fëmijë vuan nga kjo sëmundje dhe të mos e kuptojë fare. Pra, keni kujdes, edhe nëse fëmija juaj nuk ankon në dhimbje, një kontroll nuk do t’i bënte dëm, përkundrazi zbuloni sëmundjet për të cilat nuk vërehen simptomat. /msn.com/

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve