description

Lidhini lidhëset kur lozni

Publikuar: E shtune 7 Maj 2011, 19:33 0 Komente

Lidhëset janë një sfidë e madhe për secilin vogëlush. Shumica prej tyre shpesh qajnë nga shkaku i disa tentimeve të pasuksesshme për ta bërë një gjë të tillë, e nganjëherë edhe refuzojnë të mbathin atlete me lidhëse. Ekzistojnë disa mënyra për të ju ndihmuar.

Së pari duhet të jeni të sigurt se fëmija është i gatshëm për ta përvetësuar këtë shkathtësi. Numri më i madh i fëmijë janë të gatshëm ndërmjet moshës katër dhe gjashtë vjeç. Është me rëndësi të veçantë që fëmija ta kuptojë se çfarë është e majtë e çfarë e djathtë. Nëse kjo paraqet problem për fëmijën, ju jeni ata që duhet t’ia lehtësoni mësimin.

 

Me këngë mësojnë më lehtë

Duke u kënduar, fëmijët mësojnë shumë lehtë. Provoni që me disa fjali t’ua lehtësoni lidhjen e lidhëseve: Formoni veshin e lepurit.

Secili prej nesh e ka sistemin e vet të lidhjes së lidhëseve. Kur njëherë t’i thoni vogëlushit si t’i lidhë ato, insistoni që të gjithë anëtarët e familjes ta bëjnë të njëjtin sistem.

Kur fëmijës suaj t’ia demonstroni lidhjen e lidhëseve, është shumë me rëndësi që të jeni në të njëjtën anë sikur fëmijët, ngase ai do ta ketë më të lehtë t’i kopjojë lëvizjet tuaja.

Nëse fëmija juaj është mëngjarash, mos lejoni që një i djathtë ta mësojë, ngase nuk do të ketë rezultate pozitive. Në fund, inkurajojeni fëmijën tuaj dhe shpërblejeni për mundin dhe rezultatin e dhënë. /ap/

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve