Loja në moshën fëmijërore
A kanë fëmijët tanë sot hapësirë të mjaftueshme për një lojë spontane, apo ka ardhur një kohë kur loja spontane është zëvendësuar me një lojë me rregulla të caktuara nga të rriturit?
Fëmija që ka kushte për realizimin e lojës spontane, mësohet se si ta kontrollojë sjelljen e tij, në pajtim me shprehitë kulturore të grupit social.
Rëndësia e lojës
Loja i nevojitet fëmijës që ta zhvillojë trupin, intelektin dhe veçantitë e tij, mu sikur ushqimi, shtëpia, ajri i freskët, ushtrimet dhe pushimi. Përzgjedhja e lodrave adekuate, ambientit për lojë dhe shokëve të lojës, ka rëndësi primare për fëmijën. Loja paraqet një formë të bashkimit të efektit fizik dhe mendor, në mënyrë që në fund të arrihet kënaqësia emocionale.
Për realizimin e lojës rëndësi kanë katër faktorë: lodrat, ambienti i lojës, koha e lojës dhe shokët e lojës.
* Lodrat duhet të jenë të përshtatura me moshën dhe zhvillimin e fëmijës. Nuk duhet të ketë pak lodra, por as tepër, meqë fëmija do të hutohet.
* Ambienti për lojë nevojitet për aktivitete të lira. Çdo fëmijë duhet ta ketë territorin e vet të sigurt.
* Koha e lojës duhet të jetë e arsyeshme, më parë e planifikuar. Loja nuk duhet të jetë tepër e shkurtë, për të mos shkaktuar frustrimin e fëmijës, por as tepër e gjatë, në mënyrë që fëmija të mos mërzitet.
* Shokët në lojë janë të nevojshëm në të gjitha etapat e zhvillimit.
Llojet e lojërave
Fëmija fillon që të luajë sapo të lirohet nga reflekset e të sapolindurit. Kënaqësia në lojë varet nga përkrahja e të rriturve, si dhe nga përdorimi i pajisjeve të tjera. Loja mund të ndahet në aktive, kërkuese, imituese, konstruktive dhe loja me rregulla (fitore-humbje).
1. Loja aktive nënkupton lëvizjet – kontrollin e kokës, trupit, gjymtyrëve, gjatë qëndrimit ulur, zvarritjes etj.
2. Loja kërkuese dhe manipuluese fillon pas muajit të tretë, me lojën me gishta, kontrollimin e lëvizjeve dhe shqisave.
3. Loja imituese fillon tepër herët, por bëhet evidente midis muajit 7-9.
4. Loja konstruktive fillon me kuba të thjeshtë, rreth muajit 18-20.
5. Loja me rregulla kërkon shkallë të lartë të aftësive, duke përfshirë edhe kuptimin e shprehjeve abstrakte. Zakonisht fillojnë në moshën 4 vjeçare.
Masat e kujdesit
Duhet theksuar rëndësinë e sigurimit të lodrave për fëmijët e vegjël: lodrat duhet të jenë të sigurta në përdorim, të mund të lahen dhe që të jenë sa më të forta. Ambienti për lojë duhet të jetë i njohur për fëmijën, i ngrohtë, pa rreziqe. Shfrytëzimi i lodrave në ambient të hapur duhet të bëhet vetëm nën përkujdesjen e prindërve, apo të të rriturve të tjerë.
- S’e duroi ortaken, u nda pas 10 vjetësh martesë
- Mbroni lëkurën e njomë të fëmijëve
- Zgjidhjet për 3 probleme shkollore
- 6 mënyra ta zbavitni fëmijën e sëmurë
- Loja në moshën fëmijërore
- Hipertensioni te fëmijët
- Etërit ndikojnë në mënyrën e ushqimit të fëmijëve
- Pse fëmijët dëshirojnë ta dëgjojnë të njëjtin tregim
- Mos i ngarkoni fëmijët
- Si ushqehen fëmijët tanë?
- Si të jetohet me epilepsinë?
- Ngjyra e kuqe mbron fëmijët prej insekteve
- Gënjeshtra, shenjë se fëmija nuk ndihet i sigurt
- Për një udhëtim të rehatshëm të bebes në avion
- A mund të ndikojmë në zhvillimin e inteligjencës te fëmijët
- Mos i detyroni fëmijët të flenë pasdite
- Lidhini lidhëset kur lozni
- Biçikleta dhe rolerat, për një ekuilibër më të mirë
- Çka duhet të dinë nxënësit e ardhshëm të klasës së parë
- Çfarë të konsumoni nëse dëshironi të lindni vajzë




ad_d.jpg)


Komente