Mbroni lëkurën e njomë të fëmijëve
Fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj rrezeve UV sepse funksionet mbrojtëse të lëkurës dhe aftësia adekuate e mbrojtjes nga këto rreze në moshën tyre ende nuk janë të zhvilluara. Kur kësaj t’i shtohet fakti se lëkura mban në mend apo kujton secilën minutë të kaluar në diell dhe që 50–80% e ekspozimit në diell ndodh mu në fëmijëri.
– Nëse fëmijët vetëm disa herë digjen në diell, në masë të madhe shtohen gjasat që në të ardhmen të zhvillohen qelizat kancerogjene.
Sipas mjekëve, fëmijët deri në moshën gjashtë muajshe nuk duhet fare të ekspozohen në diell, e nëse kjo ndodh me foshnjat që ushqehen me gjirin e nënës, detyrimisht duhet të mbulojnë pjesët e trupit të foshnjës dhe ato pjesë të prekura nga rrezet e diellit duhet lyer me krem apo me faktorë të tjerë mbrojtës.
– Fëmijët më të rritur dhe adoleshentët nuk do të duhej që pa krem mbrojtës për një kohë të gjatë të qëndrojnë në plazh. Prindërit nganjëherë mendojnë se mjafton një bluzë e hollë, por duhet ta kuptojnë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe nuk ofron mbrojtje. Që dëmet nga rrezet e diellit të jenë në minimum, fëmijët detyrimisht duhet lyer me krem antisolar dhe kremra të tjerë. Koha e caktuar në muajt më të ngrohtë të verës është ora 11 dhe 15 e pasdites, përderisa për fëmijët më të vegjël kjo duhet të zgjerohet në periudhë prej orës 9 deri në orën 18.
Porosia e mjekëve për prindërit është që kremrat e tyre të mos i përdorin në fëmijë. /reuters/
- S’e duroi ortaken, u nda pas 10 vjetësh martesë
- Mbroni lëkurën e njomë të fëmijëve
- Zgjidhjet për 3 probleme shkollore
- 6 mënyra ta zbavitni fëmijën e sëmurë
- Loja në moshën fëmijërore
- Hipertensioni te fëmijët
- Etërit ndikojnë në mënyrën e ushqimit të fëmijëve
- Pse fëmijët dëshirojnë ta dëgjojnë të njëjtin tregim
- Mos i ngarkoni fëmijët
- Si ushqehen fëmijët tanë?
- Si të jetohet me epilepsinë?
- Ngjyra e kuqe mbron fëmijët prej insekteve
- Gënjeshtra, shenjë se fëmija nuk ndihet i sigurt
- Për një udhëtim të rehatshëm të bebes në avion
- A mund të ndikojmë në zhvillimin e inteligjencës te fëmijët
- Mos i detyroni fëmijët të flenë pasdite
- Lidhini lidhëset kur lozni
- Biçikleta dhe rolerat, për një ekuilibër më të mirë
- Çka duhet të dinë nxënësit e ardhshëm të klasës së parë
- Çfarë të konsumoni nëse dëshironi të lindni vajzë




ad_d.jpg)


Komente