description

Mos i detyroni fëmijët të flenë pasdite

Publikuar: E shtune 7 Maj 2011, 19:34 1 Komente

Sipas disa hulumtimeve të kryera në Kanada, një nga tre fëmijë kanë probleme me gjumin e natës. Sipas shkencëtarëve, njëra nga arsyet është detyrimi i fëmijëve që të flenë pasdite. Edhe pse gjumi i pasdites është i dobishëm për aftësitë mendore të fëmijëve, kjo disave nuk u përgjigjet fare, ngase shkaku i gjumit të pasdites nuk mund të flenë gjatë natës, ndërsa gjumi i natës është më i nevojshëm për ta. Prandaj, mos i detyroni fëmijët të flenë pasdite, sidomos nëse janë më të rritur se tre vjeç.

Shkaku i gjumit të pasdites, fjetja e tyre gjatë natës nganjëherë shndërrohet në mision të pamundshëm.

Shpesh mund të shihni në restorante fëmijë pas orësh dhjetë të mbrëmjes. Trevjeçarët në dhjetë të mbrëmjes duhet të jenë në shtrat, e jo në darkë me prindërit.

Fëmijëve ndërmjet moshës tre dhe pesë vjeçe u nevojiten 11 deri 13 orë gjumë, e pos kësaj shumë vogëlushë flenë edhe gjatë pasdites. Pas shkuarjes në shkollë, këto shprehi ndryshojnë.

Pesëvjeçarët zakonisht flenë në orët e pasdites, por mund të ndodhë që fëmijët e kësaj moshe të mos duan të flenë fare gjatë ditës. Nëse fëmija është mirë dhe me disponim të mirë, nuk është e detyrueshme të insistoni të flejë gjatë ditës, thotë dr. Kristina Briketi, pediatër në spitalin e fëmijëve “Xhons Hopkins”, në Baltimor.

Nëse fëmijët gjatë ditës pushojnë, e kanë të vështirë të flenë gjatë natës.

 

Për sa orë gjumë kanë nevojë fëmijët:

Fëmijët nuk janë të gjithë njësoj, por pediatrit kanë formuar një tabelë rreth orëve të gjumit të nevojshëm për grupet e caktuara të fëmijëve.

 

 

12 muaj

Gjatë ditës: 2 deri 5 orë gjumë.

Gjatë natës: 11 deri 15 orë gjumë

 

Dy vjeç

Gjatë ditës: 1 deri 2,5 orë gjumë

Gjatë natës: 11 orë gjumë

 

Tre vjeç

Gjatë orës: 1 orë gjumë

Gjatë natës: 11 orë

 

Katër vjeç

Gjatë natës: 11,5 orë gjumë

 

Pesë vjeç

Gjatë natës: 11 orë

 

Gjashtë vjeç

Gjatë natës: 10 orë gjumë

 

Shtatë vjeç

Gjatë natës: 10 orë gjumë. /reuters/

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • ina 23.05.2011 - 16:47

    eshte normale qe femija 2 vjec te qaje naten te zgjohet shpesh

arkivi i lajmeve