Mos i detyroni fëmijët t?i ndajnë sendet e tyre
Dikur mendohej se të vegjlit, të cilët janë fëmijë të vetëm në familje, kur rriten, bëhen egoistë, dhe kanë vështirësi të përshtaten në shoqëri për shkak të prindërve të cilët bëjnë shumë lëshime. Sot ekspertët nuk mendojnë ashtu dhe i porosisin prindërit se më së vështiri është të rritet vetëm një fëmijë. Sipas ekspertëve të qenit një fëmijë në familje i ka edhe përparësitë dhe mangësitë e veta. Përparësi është se prindërit merren me fëmijën me kujdes të pandarë, pra fëmija nuk ka nevojë të luftojë për kohë dhe vend në familje. Kështu fëmija rritet me ndjenjë vetëbesimi dhe pazëvendësueshmërie.
Mangësitë
Mangësi është të qenit fëmijë pa vëlla ose motër, pra pa dikë të afërt me të cilin fëmija do të duhej t’i mësonte nga vegjëlia mbi intimitetin, bashkëpunimin, konkurrencën dhe arritjes së përvojave të çmuara të hershme mbi natyrën e komunikimit me të tjerët dhe mbi natyrën njerëzore. Gjëja më e keqe që prindërit të cilët kanë vetëm një fëmijë mund ta bëjnë është të duan ta kontrollojnë dhe ta mbrojnë fëmijën. Të vegjlit e njohin atë qëndrim, dhe dobësitë e nënës dhe babait i shfrytëzojnë në mënyra të ndryshme. Është e natyrshme që fëmija të provojë ta zgjedhë një problem në mënyrën më të lehtë dhe thërret nënën ose babin që t’i ndihmojnë, mirëpo ju duhet që të mos bini në atë kurth.
Çerdhja është zgjidhje
Është mirë që fëmija të dërgohet në çerdhe si t’i mbushë 3 vjet, me kushtin që me të të bëhet një parapërgatitje e mirë dhe të punohet me të gradualisht deri te dërgimi në çerdhe. Grupi i fëmijëve nuk duhet të jetë shumë i madh në mënyrë që përmes edukatores do të vendoseshin marrëdhënie personale në mes fëmijëve. Një përvojë e tillë në çerdhe sigurisht do t’i ndihmojë shumë fëmijës në procesin e shoqërimit. Nëse edhe në ato kushte fëmija ka prapë probleme me shoqërim, duhet kërkuar ndihmë profesionale.
Egoizmi
Sa i përket egoizmit, ai fëmijë që nuk dëshiron të ndajë ka ndonjë arsye të brendshme për këtë. Ky është problem më i vogël psikologjik, në krahasim me mosinteresimin për fëmijë të tjerë, mirëpo duhet të punohet në atë drejtim. Shumë shpesh problemi i zhvillimit lajmërohet te shumë fëmijë dhe zakonisht spontanisht zhduket. Nëse ndodh kjo, ka nevojë për punë me terapi nëse prindërit vetë nuk e zbulojnë se për çka bëhet fjalë. Ajo çka nuk është e mirë, është që prindërit t’i detyrojnë fëmijët e tyre të ndajnë atëherë kur fëmija nuk do. Kjo vetëm mund ta komplikojë problemin. Problemi i egoizmit nuk është problem më i ndryshëm sesa problemi i ndjenjës së superioritetit ose nevojës që fëmija gjithmonë të jetë më kryesori. Këto janë të gjitha mënyra, apo manovrime qe fëmija përdor për ta mbrojtur veten nga disa ndjenja të dhimbshme. Mënyra më e shpejtë për ta ndalur ndjenjën e humbjes dhe inferioritetit është pra që mos t’i japë askujt asgjë dhe të marrë qëndrim superior ndaj të tjerëve. Ndonjëherë fëmija e ndien se është kryesori, sepse një model të sjelljes së tillë e ka parë në familje ose dikush atë psikologjikisht e shpërblen për sjellje të tillë. Nuk duan të gjithë prindërit që vetes si qëllim t’i japin krijimin e një fëmije tolerante dhe të gatshëm për bashkëpunim. Në të kundërtën, shumë prindër me qëllim inkurajojnë një shpirt garues, rivalitet, egoizëm, dhe depërtueshmëri te fëmijët e tyre, duke besuar se fëmija i tyre duhet të njihet superior.
Komente
- S’e duroi ortaken, u nda pas 10 vjetësh martesë
- Mbroni lëkurën e njomë të fëmijëve
- Zgjidhjet për 3 probleme shkollore
- 6 mënyra ta zbavitni fëmijën e sëmurë
- Loja në moshën fëmijërore
- Hipertensioni te fëmijët
- Etërit ndikojnë në mënyrën e ushqimit të fëmijëve
- Pse fëmijët dëshirojnë ta dëgjojnë të njëjtin tregim
- Mos i ngarkoni fëmijët
- Si ushqehen fëmijët tanë?
- Si të jetohet me epilepsinë?
- Ngjyra e kuqe mbron fëmijët prej insekteve
- Gënjeshtra, shenjë se fëmija nuk ndihet i sigurt
- Për një udhëtim të rehatshëm të bebes në avion
- A mund të ndikojmë në zhvillimin e inteligjencës te fëmijët
- Mos i detyroni fëmijët të flenë pasdite
- Lidhini lidhëset kur lozni
- Biçikleta dhe rolerat, për një ekuilibër më të mirë
- Çka duhet të dinë nxënësit e ardhshëm të klasës së parë
- Çfarë të konsumoni nëse dëshironi të lindni vajzë




ad_d.jpg)


Kemi verejtur qe ekspertet koheve te fundit "ja fusin kot fare" dhe me shume te perngjajne ne stilet e ndryshme te modes , sesa ne opinione te bazuara ne hulumtime dhe permbajtesore. Koheve te fundit jemi deshmitare edhe te keshillave nga aspekti mjekesor te cilat revokohen me ndrrimin e javeve. Une mendoj qe te mesosh femijun qe te ndaje lodren, ushqimin, apo ndonje gje tjeter, eshte absolutisht HUMANE, dhe kjo ndikon ne kultivimin e virtytshem te femjes. Perndryshe, dy dekadat e fundit jemi deshmitare te femijeve te lastuar, egoist, dhe qe ne perballje me sfida te ndryshme jane jashtezakonisht te cenueshem.