description

Mos i ngarkoni fëmijët

Publikuar: E shtune 21 Maj 2011, 21:23 0 Komente

Askush nuk e vë në dyshim se secila nënë për fëmijën e saj do më të mirën, por a jeni pyetur ndonjëherë se me qëllim që ta përgatisni për të mbijetuar në këtë botë sfiduese e shtyni deri në kufijtë e durimit? A e keni regjistruar vogëlushin tuaj në karate, futboll, shkollë të muzikës, vallëzim, kursin e pikturës? A vrapon fëmija juaj pas një aktiviteti në tjetrin, pa marrë parasysh se është në pushim veror apo dimëror nga shkolla? Nëse tundni kokën, kjo do të thotë se jeni të fiksuar me aktivitetet jashtë-shkollore të fëmijëve.

 

Nëse i mbingarkoni, do të kenë më pak vetëbesim

- Që aktivitetet shtesë jashtë edukimit formal të kenë ndikim në zhvillimin e fëmijëve, nevojiten që të jenë në përputhshmëri me mundësitë e pjekurisë së tij, dijen dhe strukturën pjekurisë së trurit të tij. Shumë prindër mendojnë se futja e aktiviteteve të ndryshme në jetën e përditshme dhe ritmin e zhvillimit të fëmijëve ndikon pozitivisht, por që shpesh ndodh që e gjithë kjo mbingarkesë mundet të ndikojë negativisht me dekurajimin e fëmijëve, si dhe humbjen e vetëbesimit. Për shembull, fëmija para moshës 7 vjeçe ngarkohet me mësimin e numrave dhe të shkronjave, e kjo duhet të ndodhë vetëm nëse fëmija tregon interesim të madh. Mësimi që tejkalon shkallën e aftësive të fëmijëve ndikon shumë negativisht në shëndetin e tij mental.

Fëmijët që ngarkohen me aktivitete të shumta rriten si fëmijët të brengosur, të pasigurt, të mbyllur dhe më me pak vetëbesim. Edhe pse aktivitetet janë të vështira dhe nuk ju sjellin lumturi, ata i kryejnë ato aktivitete vetëm që prindërit e tyre të jenë krenarë. Në momentin kur ata refuzojnë të përcjellin aktivitetet dhe dëshirojnë të luajnë me bashkëmoshatarët, atëherë ndaluni dhe mendoni mos e keni mbingarkuar fëmijët ata.

Për t’u shndërruar në një sportist të vërtetë, ndoshta nuk është e nevojshme që të fillohet që në moshën pesë vjeçe.

Nuk janë të gjithë fëmijët të talentuar

Mos harroni, fëmija nuk mund të jetë reflektim i vetive tuaja.

Dëgjoni ata, shtrojuni pyetje se çfarë duan të mësojnë dhe në cilat aktivitete duan të marrin pjesë.

Mos i mbikëqyrni gjithnjë. Secili fëmijë ka nevojë për pak hapësirë të veten. Mos prisni dhe mos kërkoni fëmijët të jenë perfekt në gjithçka që bën apo atë që ju dëshironi. /reuters/

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve