Ngjyra e kuqe mbron fëmijët prej insekteve
Moti i mirë është kohë ideale për t’u kënaqur në natyrë, por nëse nuk dëshironi që pushimi në gjelbërim të mos ju venitet, kujdesuni mirë për shqetësimet që ju sjell natyra.
Grerëzat, bletët, mushkonjat janë pjesë e natyrës. Ekzistojnë disa mënyra për t’i mbrojtur fëmijët nga këto insekte.
Mos vrisni insektet
Nëse në mjedisin tuaj vëreni grerëz, mos i vrisni, por as mos lejoni fëmijën tuaj ta bëjë një gjë të tillë. Paralajmërojeni fëmijët që të mos provojë t’i largojë ata – ata do të shkojnë atëherë kur ta vërejnë se faktori njeri nuk përbën rrezik për ta.
Largoni ëmbëlsirat
Bletët dhe grerëzat adhurojnë ëmbëlsinë, prandaj, pas drekës, kujdesuni që lëngjet të mos jenë të hapura apo ndonjë paketim tjetër i cili përmban sheqer.
Vishini me ngjyrë të kuqe
Bletët adhurojnë ngjyrat e forta, si e verdha apo e gjelbra, ngase ju përkujtojnë lulet. Mirëpo, sytë e tyre nuk regjistrojnë ngjyrën e kuqe. Nëse para se të shkoni në natyrë, fëmijën tuaj vishni me ngjyrë të kuqe, atëherë deri diku kjo do ta mbrojë atë nga insektet.
Mushkonjat tërhiqen prej ngrohtësisë së trupit, prandaj keni kujdes, përcilleni fëmijën tuaj që gjatë lojës të mos djersitet, ngase kjo mund të jetë tërheqëse për mushkonjat. /reuters/
- S’e duroi ortaken, u nda pas 10 vjetësh martesë
- Mbroni lëkurën e njomë të fëmijëve
- Zgjidhjet për 3 probleme shkollore
- 6 mënyra ta zbavitni fëmijën e sëmurë
- Loja në moshën fëmijërore
- Hipertensioni te fëmijët
- Etërit ndikojnë në mënyrën e ushqimit të fëmijëve
- Pse fëmijët dëshirojnë ta dëgjojnë të njëjtin tregim
- Mos i ngarkoni fëmijët
- Si ushqehen fëmijët tanë?
- Si të jetohet me epilepsinë?
- Ngjyra e kuqe mbron fëmijët prej insekteve
- Gënjeshtra, shenjë se fëmija nuk ndihet i sigurt
- Për një udhëtim të rehatshëm të bebes në avion
- A mund të ndikojmë në zhvillimin e inteligjencës te fëmijët
- Mos i detyroni fëmijët të flenë pasdite
- Lidhini lidhëset kur lozni
- Biçikleta dhe rolerat, për një ekuilibër më të mirë
- Çka duhet të dinë nxënësit e ardhshëm të klasës së parë
- Çfarë të konsumoni nëse dëshironi të lindni vajzë




ad_d.jpg)


Komente