description

Për një udhëtim të rehatshëm të bebes në avion

Publikuar: E shtune 14 Maj 2011, 21:10 0 Komente

Koha e pushimeve verore është afruar, prandaj do të ishte mirë që sa më parë të bënit përgatitjet e duhura për udhëtim. Nëse jeni e shkurorëzuar, apo e ve, apo edhe nëse burri juaj jeton jashtë shtetit dhe ju duhet që të bëni një udhëtim me avion, me beben tuaj, kjo nënkupton se ju jeni personi i vetëm që duhet të kujdeseni për rehatinë dhe sigurinë e bebes tuaj. Ja disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë që fluturimi juaj të kalojë në rendin më të mirë.

 

Merrni rroba shtesë

Në avionë mund të bëjë goxha ftohtë, prandaj mos harroni që të merrni edhe xhemperë për beben tuaj. Në çantën e krahut duhet të keni edhe facoleta të lagështa, të cilat do t’ju shërbejnë për të pastruar duart e bebes, ulësen...

 

Mos i harroni

lodrat dhe librat

Edhe pse te udhëtimet me avion gjithmonë preferohet që të marrim sa më pak gjësende me vete, fakt është që fëmija i vogël lehtë e humbë përqendrimin dhe qetësinë, prandaj duhet që me vete të merrni lodrat dhe librat (e ilustruara) të preferuara të tij, të cilat do t’ju ndihmojnë që ta kontrolloni më lehtë sjelljen e fëmijës tuaj.

 

Lëngje të mjaftueshme

Bebet dhe fëmija e vegjël dehidrohen lehtë dhe shpejt, e edhe ajri në avion është më i thatë sesa ajri i rëndomtë. Merrni me vete pak ujë dhe qumësht, në mënyrë që fëmija juaj të mos durojë nga etja.

 

Kryeni obligimet më herët

Derisa mbani beben në duar, e keni zor që të prisni në rend, apo që, në momentin e fundit, të vraponi nëpër aeroport për ta zënë avionin. Kontrollojeni bagazhin me kohë, ndërrojani pelenën bebes dhe ushqejeni, në mënyrë që të keni kohë të mjaftueshme për të hipur në avion.

 

Merreni karrocën

e fëmijës me vete

Karroca dhe ulësja e bebes nuk numërohet si bagazh në aeroport dhe lejohen që t’i merrni me vete, por duhet që të keni karrocën e tillë që mund të paloset.

 

Rezervojeni

taksinë që më parë

Gjëja e fundit që ju duhet pas një fluturimi të gjatë, është që të prisni edhe për taksi, prandaj rezervojeni që më parë taksinë, duke i ndihmuar bebes që të arrijë sa më parë që të pushojë në shtrat.

 

Dhoma e hotelit,

e përshtatshme për beben

Më mirë është që, qysh më parë ta lajmëroni personelin e hotelit se keni bebe, në mënyrë që ata të mund të përgatisin gjithçka që është e nevojshme qysh para ardhjes tuaj. Disa hotele kanë shtrat apostafat edhe për bebe.

 

Kërkoni frigorifer

Nëse nuk keni para të mjaftueshme që të hani në restorantin e hotelit, atëherë keni nevojë për një frigorifer ku do të mbani gjësendet e ndryshme ushqimore për beben, sikur që janë jogurtët, lëngjet, perimet, etj.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve