description

Si ta stimuloni inteligjencën e fëmijëve tuaj

Publikuar: E diel 21 Mars 2010, 16:58 6 Komente

Shkencëtarët thonë se kur lindim kemi një numër të caktuar të qelizave nervore, të cilat do t’i kemi në atë numër deri në fund të jetës. Lidhjet midis atyre qelizave fillojnë që të krijohen në moshën më të re, kështu që stimulimi i caktuar i përmirëson zhvillimin e inteligjencës te fëmijët. Por, duhet ta dini se nuk duhet të sforconi asnjë funksion kognitiv (njohës) te fëmijët, meqë në atë mënyrë rrezikoni që ta mbingarkoni fëmijën dhe të shkaktoni çrregullime sikur që është p.sh pagjumësia. Duhet ta dini se fëmija vetëm në një moshë të caktuar arrin aftësinë që të kuptojë dhe mbajë mend diçka. Prindi është aty që ta dallojë periudhën kritike për zhvillim të ndonjë aftësie të caktuar dhe ta nxitë zhvillimin në atë moment.

 

Deri në muajin e tretë

 

• Ledhatojeni beben sa më shumë, preferojnë ekspertët britanikë të revistës “Parenthood”. Ledhatimi nxit zhvillimin e funksioneve trupore dhe shpirtërore.

• Blini lodra me ngjyra të ndryshme dhe qitni në atë mënyrë që t’i shohë fëmija.

• Lejoni bebes që të luajë me ujë derisa e lani.

 

Nga 3 deri 6 muaj

• Blini lodra që lëvizin, në mënyrë që bebja t’i përcjellë me shikim.

• Fshihni lodrat, në mënyrë që t’i kërkojë bebja.

• Nxirreni beben në shëtitje.

• Bisedoni me beben tuaj.

 

Nga mosha 6 deri 12 muaj

 

• Lejojeni beben që të zvarritet dhe, në atë mënyrë, ta njohë botën.

• Ushqejeni me ushqime sa më të llojllojshme.

 

Nga 12 deri 18 muaj

 

• Fëmija le të luajë sa më shumë dhe le të bëjë ushtrime trupore.

• Jepni fëmijës rast që të marrë pjesë në komunikim me ambientin.

 

Nga 18 deri 36 muaj

 

• Lëreni fëmijën që të luaj me shkronja dhe numra, në mënyrë që të mësohet me forma të ndryshme.

• Në moshën 2-vjeçare fëmija mund të mësojë rregullat e disa lojërave.

 

Nga mosha 3 deri 6-vjeçare

 

• Le të njihet fëmija me sa më shumë objekte të ndryshme.

• Mund të mësojë edhe ndonjë gjuhë të huaj, apo ndonjë instrument muzikor.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • lejla nga islanda 15.10.2010 - 1:53

    u kyqa von ne ket tem se tash e lexova po nese ao femij kafshon gjirin mund ndodh qe i dalin edhe dhombet se djalit tem i ka dal dhombi par 3 muajsh po nese te qano vazhdo ushqe me nja qumsht a po provo me nji caje dicka tungi klm

  • EDONNA 08.10.2010 - 23:51

    VESA LIDHJE SPASKE BASH FOSHNJA KUR TE DEL MJAFTON VEQ AJR TE PASTER ME MARR BOLL EDHE SA PER ZHURMA ESHT MIR ME MSU QYSH SI FOSHNJE MU ADAPTU NE ZHURMA KSHTU QE NUK KA PROBLEM ME GJUM.VAJZA E KA VETEM NGA GERQET DERI NE 6 MUAJ E KA KET PROBLEM EDHE VAJZA JEM E KA PAS TE NJEJTIN PROBLEM.VESA PEDIATRE JE APO VEQ I GJUN FJALT SI PREJ AJRIT

  • GJYSHJA NGA PEJA 26.08.2010 - 15:21

    SHUM I DUA DY MBESA DHE SHUM JU KUSHTOI POR MBESAT E MIA NUK HAJN DHE SHUM JON Të DOPTA ,

  • vesa 16.06.2010 - 20:05

    pershendetje arosa femin deri ne 3 muj nuk guxon me mbajt jasht mbi gjyme ore edhe nese nuk eshte 4 kg edhe ate vetem ne vende shume te qeta.ne qendra tregetare nuk guxon me shku dhe ne vende te zhurshme per shkak se eshte shume normal qe qan vajza e juaj ngaqe i ngaxmohen organet e mbrendeshme te veshve dhe barku mundet mos me lon te qet ngaqe gjendet shume gjat jasht .po tash thuja vetem i paska bere 3 muaj kujdes per femin tjeter shume knaqesi me vajzen tende

  • nena e 3 femijeve 10.06.2010 - 8:45

    oj zoj po femija i juaj paska uri ja skeni gjih boll ja e keni tamlin e holl e femijen e keni ndoshta te shendosh e nuk i del po yshqehe me diqka se kurr rahat ste bahet.e gjirin qe po ta kafshojka me siguri e shtrengon me qit tamel po ndeqoe dike qe ka femij e te meson klm

  • arosa 02.05.2010 - 17:29

    do te perpiqen tia bej bebes time te gjitha keto ajo po sa ka mbushur 3muaj dhe nga 2or ne ditje e shetis po shum qan kur e qes, nga 1or veq luj me to dhe ajo qesh fol mundohet memu pergjigj kur un nuk e shikoj fillon me qa me nxit qe un ti flas prap.e yshqej vetem me gji dhe nga nje shishe me qaj kamomil ose qaj kunder ajrit ne bark dhe me kurgjo tjeter,mjeku i vajzes time me ka kshilluar qe deri ne 4 muaj te perpiqem qe mos ti jam kurgjo perpos gjirit,tash edhe 3 dit e komkontrollen e 2 dhe te shohim qfar po me thot dr,se ka filluar edhe dhembet ti dalin apo diq e ngjajshme ngase ajo vetem me kafshon gjirin dhe mua po me duket shum e vogel

arkivi i lajmeve