description

Si të jetohet me epilepsinë?

Publikuar: E shtune 14 Maj 2011, 21:14 0 Komente

Reagimi i parë në një lajm jo të mirë është gjithmonë i frikshëm. Frika nga ardhmëria, pranimi apo një hap i gabueshëm. Si ta mundim vetveten dhe ta pranojmë realitetin ashtu si është njëra ndër pyetjet më të vështira me të cilat ballafaqohemi.

Epilepsia në mjekësinë bashkëkohore që moti nuk konsiderohet sëmundje, por çrregullim, që do të thotë se nuk është infektuese, as e (pa) shërueshme, por është një gjendje me të cilët fëmijët apo të rriturit jetojnë në gjendje normale.

 

Udhëzime për ndihmën e parë në rast të sulmit

- Të largohen nga ambienti të gjitha ato që do të mund ta lëndonin personin.

- Të luten të gjithë ata që nuk janë të nevojshëm që të largohen, nuk ka nevojë për tollovi.

- T’i vendoset diçka e butë nën kokë (jastëk, çantë, xhaketë, xhemper).

- Të kontrollohet mirë se çfarë ka të veshur, nëse ka këmishë kopsat t’i lirohen dhe të siguroheni se asgjë nuk e pengon në frymëmarrje.

- Të kontrollohet koha e saktë e fillimit të sulmit për t’u orientuar rreth kohëzgjatjes së sulmit (kjo ka rëndësi ngase më pa duhet t’i shpjegohet mjekut).

- Mos t’i vendoset asgjë në gojë gjatë sulmit

- Mos t’i jepet kurrfarë lëngu gjatë kohës së sulmit, derisa t’i kthehet vetëdija në përgjithësi.

- Mos provoni t’i ndalni ngërçet e trupit.

- Mund të ndodhë që pas sulmit të vjellë, kjo është krejt normale.

- Pas sulmit duhet të shtrihet i qetë dhe të pushojë, ndoshta dëshirojnë edhe të flenë, edhe kjo është normale, lëreni të flejë.

Kujdes: Gjatë kohës së dushit, dera e banjës duhet të jetë e shkyçur, përderisa dikush duhet të qëndrojë në dhomën pranë në rast të sulmit.

Larja në pishinë e lejuar, por vetëm me një mbikëqyrje të rreptë.

Nuk ka nevojë të lajmërohet mjeku nëse sulmi është më i shkurtër se 5 minuta dhe nëse nuk është lënduar gjatë sulmit.

 

Kur duhet lajmëruar mjekun

 

- Nëse sulmi ka ndodhur në pishinë apo në rrethana të ngjashme.

- Nëse përmirësimi është shumë i ngadalshëm pas sulmit, si dhe ka sjellje jo të zakonshme.

- Nëse ka pengesa në frymëmarrje.

- Nëse gjatë sulmit është lënduar fizikisht.

- Nëse sulmi zgjat më gjatë se 5 minuta.

- Nëse nuk i kthehet vetëdija.

 

Disa të dhëna bazike për sulmet e epilepsisë

 

- Shumica e sulmeve zgjasin një deri dy minuta, ndërsa përmirësimi pas disa orëve.

- Sulmi kalon vetvetiu, nuk mund të ndalohet.

- Personi nuk ndien dhimbje gjatë kohës së sulmit.

- Sulmet nuk rrezikojnë jetën e atij që vuan nga epilepsia, rreziku më i madh është nga lëndimi fizik me rastin e sulmit befasues.

/bbc-health/

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve