Si ushqehen fëmijët tanë?
Kilet e tepërta te fëmijët, sipas mjekëve, janë pasojë direkte e shprehive të këqija në ushqim dhe mungesës së aktivitetit fizik: fëmijët gjithnjë e më shumë qëndrojnë ulur para televizorit, apo kompjuterit, më së shpeshti hanë ushqime të shpejta (fast food), ëmbëlsira dhe ushqime grimcuese, prandaj fitohet përshtypja se gjeneratat e reja nuk dinë të luajnë me top, apo me llastik.
Për një gjë të tillë, mjekët më së shumti fajësojnë prindërit, ku studimet tregojnë se shumica e prindërve nuk i mësojnë fëmijët e tyre rreth mënyrës së shëndetshme të të jetuarit. Është parë se një numër i konsiderueshëm fëmijësh shkojnë në shkollë pa ngrënë kafjall, kurse pemët dhe perimet janë të rralla në menynë e fëmijëve.
Vajzat, më të rrezikuara
Është parë se ndaj anoreksisë, mosngrënies së qëllimshme, janë të prira sidomos vajzat, të cilat duan të kenë trup si të manekineve dhe, sado të holla që të jenë, vetja iu duket e trashë. Është e vërtetë se ky çrregullim paraqitet për shkaqe individuale, por është vërejtur se fëmijët anoreksikë gati gjithmonë kanë raporte të këqija me prindërit, kryesisht me nënën.
Është parë se, derisa ta arrijë moshën madhore, fëmijët bombardohen me rreth 100.000 reklama për ushqim të shpejtë (jo të shëndetshëm), për ushqime grimcuese (çips, etj.) dhe ëmbëlsira. Në bazë të këtyre reklamave, fëmijët formësojnë shijet dhe preferencat e tyre ushqimore.
Mbipesha nuk është pasoja e vetme
Edhe në rastet kur një mënyrë e tillë e të ushqyerit nuk shkakton shtimin në peshë, si dhe nuk ka ndryshime që mund të shihen me sy, analizat laboratorike tregojnë se të ushqyerit nuk është në rregull – rreth një e treta e fëmijëve të moshës shkollore janë anemikë!
Për këtë shkak, mund të thuhet se nuk mjafton që vetëm të konsumohen ushqime të pasura me energji, meqë organizmi i fëmijës ka nevojë edhe për proteina, vitamina, minerale... Prindërit duhet të zhvillojnë shprehitë adekuate për një të ushqyer të shëndetshëm që në fëmijëri.
Si të veprohet me fëmijën që e refuzon ushqimin
Në rastet kur të ushqyerit joadekuat nuk është pasojë e varfërisë dhe mungesës së ushqimeve, prindërit janë në dilemë se a duhet që ta detyrojnë fëmijën të hajë më shumë, apo thjesht, ta lënë që të durojë urie, duke shpresuar se, kur ta kapë me të vërtetë uria, vetë do të kërkojë që të hajë. Ekspertët thonë se kjo dilemë nuk ka një zgjidhje të lehtë. Çdo rast duhet të zgjidhet në mënyrë individuale. Pikësëpari, prindërit duhet që të flasin me fëmijën, e nëse nuk mund të gjejnë zgjidhje, atëherë nuk duhet që të hezitojnë të kërkojnë ndihmë profesionale. Nëse bëhet fjalë për anoreksi, atëherë me rëndësi është që problemi të njihet sa më parë, e më pas të mjekohet në mënyrë adekuate. Me fëmijët anoreksikë duhet të punojnë psikologët, psikiatrit dhe ekspertët e të ushqyerit.
- S’e duroi ortaken, u nda pas 10 vjetësh martesë
- Mbroni lëkurën e njomë të fëmijëve
- Zgjidhjet për 3 probleme shkollore
- 6 mënyra ta zbavitni fëmijën e sëmurë
- Loja në moshën fëmijërore
- Hipertensioni te fëmijët
- Etërit ndikojnë në mënyrën e ushqimit të fëmijëve
- Pse fëmijët dëshirojnë ta dëgjojnë të njëjtin tregim
- Mos i ngarkoni fëmijët
- Si ushqehen fëmijët tanë?
- Si të jetohet me epilepsinë?
- Ngjyra e kuqe mbron fëmijët prej insekteve
- Gënjeshtra, shenjë se fëmija nuk ndihet i sigurt
- Për një udhëtim të rehatshëm të bebes në avion
- A mund të ndikojmë në zhvillimin e inteligjencës te fëmijët
- Mos i detyroni fëmijët të flenë pasdite
- Lidhini lidhëset kur lozni
- Biçikleta dhe rolerat, për një ekuilibër më të mirë
- Çka duhet të dinë nxënësit e ardhshëm të klasës së parë
- Çfarë të konsumoni nëse dëshironi të lindni vajzë




ad_d.jpg)


Komente