Zgjidhjet për 3 probleme shkollore
Nëse fëmija juaj shkon pa vullnet në shkollë, e madje shtiret si i sëmurë vetëm për të mos u paraqitur në mësim, ka mundësi se vuan një nga tri problemet që më së shpeshti prekin nxënësit. Ja si t’u ndihmoni në zgjidhjen e problemeve shkollore.
Problemet me mësuesin
Shumica e fëmijëve ankohen rreth mësimdhënësit, por nëse fëmija juaj ankohet, ka arsye konkrete dhe argumente që flasin për sjelljen e mësimdhënësit që mundet ta dëmtojë edukimin e tij. Vizitoni shkollën dhe bëni një bisedë të tre së bashku. Mos shkoni me një qëndrim paragjykues, por qetë shtroni ankesat dhe pyetni se në çfarë mënyre mund të zgjidhet problemi. Prisni rreth një javë për të shikuar nëse ka përmirësime, e nëse jo, atëherë drejtojuni drejtorit.
Ta kini parasysh se ndërrimi i shkollës mund të jetë stresuese për fëmijën dhe mund të ndikojë negativisht në zhvillimin dhe edukimin e tij.
Çrregullimet në mësim
Nëse fëmija vështirë i kupton gjërat nga matematika, gjuha shqipe dhe lëndët e tjera dhe në dallim nga bashkëmoshatarët e tjerë ka mbetur më mbrapa, është e mundur se bëhet fjalë për çrregullim në mësim. Me këtë rast, fëmijës i nevojitet një mënyrë e veçantë e edukimit. Bisedoni me drejtorin dhe mësimdhënësin se çfarë opsionesh kanë mbi tavolinë. Mos harroni se çrregullimi në mësim nuk është vetëm një fazë të cilën fëmija do ta kalojë, por është një problem i cili mund të ketë pasoja serioze, siç është çrregullimi në sjellje.
Mbrojtja nga dhuna
Mënyra më e mirë për ta kuptuar nëse vajza apo djali juaj janë të ekspozuar dhunës apo përmbajtjeve eksplicite në shkollë, duhet biseduar me ta dhe me bashkëmoshatarët e tyre. Mënyra më e mirë është derisa i dërgoni dhe i merrni nga shkolla. Mësoni fëmijën që për gjërat e dyshimta t’ju lajmërojë ju apo mësimdhënësit. /msn.com/
- S’e duroi ortaken, u nda pas 10 vjetësh martesë
- Mbroni lëkurën e njomë të fëmijëve
- Zgjidhjet për 3 probleme shkollore
- 6 mënyra ta zbavitni fëmijën e sëmurë
- Loja në moshën fëmijërore
- Hipertensioni te fëmijët
- Etërit ndikojnë në mënyrën e ushqimit të fëmijëve
- Pse fëmijët dëshirojnë ta dëgjojnë të njëjtin tregim
- Mos i ngarkoni fëmijët
- Si ushqehen fëmijët tanë?
- Si të jetohet me epilepsinë?
- Ngjyra e kuqe mbron fëmijët prej insekteve
- Gënjeshtra, shenjë se fëmija nuk ndihet i sigurt
- Për një udhëtim të rehatshëm të bebes në avion
- A mund të ndikojmë në zhvillimin e inteligjencës te fëmijët
- Mos i detyroni fëmijët të flenë pasdite
- Lidhini lidhëset kur lozni
- Biçikleta dhe rolerat, për një ekuilibër më të mirë
- Çka duhet të dinë nxënësit e ardhshëm të klasës së parë
- Çfarë të konsumoni nëse dëshironi të lindni vajzë




ad_d.jpg)


Komente