Disa këshilla për jetëgjatësinë e dashurisë
DALJA
Një herë në muaj dilni me partnerin tuaj në një vend të veçantë, në një kafene të re, në restorant, në ndonjë vend të preferuar për piknik. Jo gjë nuk do të thotë të kushtojë shumë të holla, por krijoni një atmosferë të veçantë. Daljen e njëjtë mundeni ta organizoni edhe me shoqet tuaja.
POROSITË E DASHURISË
Shkruani “të dua” në një letër dhe lëreni atë në dollapin afër shtratit. Ose në banjë. Nuk do të thotë ta bëni këtë në një datë të rëndësishme.
POZITAT E REJA
Përmirësojeni jetën seksuale, blini libra interesante, provoni teknikat e Kama Sutrës. Kurrë mos heshtni për dëshirat tuaja në shtrat, tregoni se çfarë ju duket interesante, emocionuese, pa ngurrim.
HOBI I RI
Merruni me ndonjë hobi të përbashkët – punoni në kopsht, mësohuni të përgatitni ndonjë gjellë të re, vallëzoni, shkruani, notoni...
ALBUMI
Harrojeni kompjuterin, bëni një album të vërtetë të vjetër me partnerin tuaj .Së bashku zgjidhni fotografitë, kujtoni momentet e lumtura.
UDHËTONI
Secilën fundjavë kur t’u jepet mundësia ikni nga qyteti. Vizitoni të afërmit në fshat ose miqtë. Edhe pushimi më i shkurtë do të ju freskojë.
DARKAT
Organizoni ndeja në shtëpi, përgatitni darkë për miqtë ose të afërmit tuaj.
DILNI MË SHPESH
Nëse nuk jeni në lidhje, atëherë dilni më shpesh. Dilni edhe në vende në të cilat nuk do të shkonit zakonisht, pra eksperimentoni.
BRAKTISNI SHPREHITË E KËQIJA
Thithni duhan? Braktiseni këtë shprehi të keqe menjëherë. Ndërpritni të gjitha shprehitë e këqija në jetë, bëhuni person dhe kolegë më të mirë.
VITI MË I MIRË NË JETË
Pavarësisht faktit që nuk është fillimi i vitit, pa dallim a jenë vetëm apo në martesë për 20 vjet, viti 2011 le të bëhet viti më i mirë për ju. Çdo mëngjes konfirmojeni qëndrimin tuaj pozitiv. Për çdo ditë përpiquni që mësoni diçka të re. Ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve silluni me shumë kujdes dhe dashuri.
/yahoo/
- Takimi i parë me fantazmat, i mirë për yllin televiziv
- Femrës në kalim më së shpeshti i maten kilogramët e tepërt
- Seksi me partnerin e dashur ndryshon trurin
- Si ta zgjidhni partnerin ideal
- Mashkulli i gjatë do të thotë më shumë siguri për gratë
- Jeta pas ndarjes: Kur është momenti i duhur ta njoftoni të dashurin me fëmijët?
- Çfarë duhet të dini para martesës
- Disa këshilla për jetëgjatësinë e dashurisë
- Anët e ndritshme dhe të errëta të shenjave të horoskopit
- Gjatësia e takimit nuk ka rëndësi!
- Tri shenja të jashtëzakonshme se i pëlqeni një mashkulli
- A besoni edhe ju te dashuria në shikim të parë?
- Lexojeni ardhmërinë nga pëllëmba e dorës
- Mësoni të flirtoni
- Mësoni të flirtoni
- I dashurojnë djemtë e bukur, por nuk martohen me ta
- Po vjen modeli, i cili do të tronditë pasarelat shqiptare
- Si ta dini kur një mashkull ju mashtron
- Filmi ?Alice in Wonderland? i Tim Bartonit s?njeh rivalë
- Edhe Mishel Obama në serinë ?Simpsons?




ad_d.jpg)


Komente