description

Edhe Mishel Obama në serinë ?Simpsons?

Publikuar: E marte 23 Mars 2010, 22:57 0 Komente

Zonja e parë e SHBA-së, Mishel Obama, është paraqitur në serinë e animuar televizive “Simpsons”, lajmëron gazeta britanike “Telegraph”.

Karakterit të saj të vizatuar zërin ia ka huazuar aktorja Anxhela Baset.

Mishel ka pasur për detyrë që t’i ndihmojë Lizës, të cilën nxënësit e kishin përzënë nga shkolla. Në të vërtetë, Liza ka shkruar glob rreth kësaj, i cili ishte hetuar nga blogeri misterioz “FLOTUS1”, për të cilin më vonë ishte parë se ishte Mishel Obama.

Zonja e parë shpejt kishte vizituar shkollën e Lizës, ku kishte mbajtur një fjalim rreth rëndësisë së arsimimit dhe nga nxënësit kishte kërkuar që të jenë të sjellshëm me të.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve