description

Gjatësia e takimit nuk ka rëndësi!

Publikuar: E shtune 16 Prill 2011, 19:33 0 Komente

Një studim i ri i shkencëtarëve amerikanë ka treguar se edhe takimi shumë i shkurtër me një të huaj, tek të dy personat mund të zgjojë ndjenja intensive si te çiftet që kanë kaluar tërë jetën në lidhje. Mirëkuptimi intensiv i cili mund të shfaqet mes dy njerëzve, të cilët takohen për herë të parë, çon deri te “marrja” e ndjenjave nga një person tjetër, dhe kjo mund të shkaktojë siklet dhe stres.

Ndjeshmëria e tillë është karakteristike për çiftet të cilët përndryshe kanë kaluar tërë jetën bashkë. Eksperimentet kanë treguar se vetëm pesë minuta me një person, edhe pse ato pesë minuta nënkuptojnë kërkimin dhe gjetjen e temave të përbashkëta, mund të jenë të mjaftueshme për lidhje më të thellë. Hulumtimi i kryer në Universitetin ‘Stanford’ në SHBA është marrë me çështjen se a mundet stresi i një të huaji të na shqetësojë edhe neve, ndërsa në eksperiment kanë marrë pjesë disa qindra femra dhe meshkuj. Shkencëtarët në fund të studimit kanë konkluduar që “kur dy persona kanë ndarë vetëm disa gjëra të përbashkëta, njëri mund të marrë ndjenjën e fajit apo reagimin fizik nga personi tjetër, i cili eventualisht gjendet në ndonjë situatë të pakëndshme”. Të anketuarit kanë integruar me plot kuptimin e fjalës ndjenjat e partnerëve në eksperiment në ndjenjat e veta. Me vetë faktin që kanë zbuluar që ndajnë interesa të përbashkëta, janë lidhur në mënyrë emotive dhe psikologjike”, ka thënë njëri nga shkencëtarët, Dejvid Suir. Te të anketuarit, të cilët kanë konsideruar se janë të lidhur me partnerin, janë rritur shtypja e gjakut dhe rrahjet e zemrës.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve