description

I dashurojnë djemtë e bukur, por nuk martohen me ta

Publikuar: E diel 3 Prill 2011, 21:17 0 Komente

Sa nga ju janë dashuruar në aktorët apo këngëtarët e bukur dhe seksi që i kanë pushtuar ekranet botërore?! E di, që ta pranosh hapur është disi e turpshme për të gjithë ne, por është kaq interesante dhe joshëse. Dhe, para këtyre ka pasur sa e sa meshkuj me të vërtetë të bukur, që keni ëndërruar të jeni pranë tyre, për t’i kaluar qoftë disa çaste me ta?!

Dhe sa nga ju kanë pasur raste që t’i kenë afër, të bisedojnë dhe, madje edhe të dashurohen me këta njerëz të famshëm, jashtëzakonisht të bukur dhe në fund të mos duan të kenë një lidhje, e cila ka synim martesën. Po, është pikërisht kështu. Sipas kërkimeve të ndryshme, që janë bërë kohët e fundit, duket se ka përfunduar koha e tyre, sepse sot gratë preferojnë djem të mirë, të besuar ato mbi të cilët ju gjithmonë mund t’i keni pranë. Këto janë rezultatet nga studimi i publikuar në revistën “Shkenca” nga hulumtuesit në Universitetin e Arizonës në SHBA. Hulumtimi kishte si qëllim analizën e zgjedhjeve seksuale dhe është kryer në një komunitet, të ndarë në disa grupe.

Në fund, eksperimenti ka treguar se pavarësisht se individë meshkuj më arrogantët dhe më agresivët arrinin një sukses më të madh nga këndvështrimi i aspektit social, por kur erdhi koha për të zgjedhur një mashkull, femrat preferonin një mashkull më të “besueshëm”, në grupim rreth tyre. Për t’i dashuruar, gratë duan meshkujt e famshëm, por për t’u martuar, martohem me djem që janë më të qetë.

Rezultatet treguan, se pavarësisht prej të ashtuquajturit “djemtë e këqij”, mund të ushtrojnë një magjepsje të caktuar, në një konflikt seksual, shpjegojnë studiuesit. Në fund janë djemtë që janë më të qetë dhe të besueshëm që triumfojnë. Shumica e vajzave e shpjegonin zgjedhjen e tyre me faktin se djemtë të tillë janë të duhurit për t’u martuar, pasi ata u ofrojnë një lloj sigurie, të cilën djemtë seksi nuk e kanë.

Një marrëdhënie e sigurt, një martesë, e gjatë dhe familje të lumtur, janë më të mbrojtura kur ke për partner një djalë të besueshëm dhe të qetë.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve