description

Jeta pas ndarjes: Kur është momenti i duhur ta njoftoni të dashurin me fëmijët?

Publikuar: E shtune 14 Maj 2011, 21:18 0 Komente

Pyesni veten a t’i njoftoni fëmijët me të dashurin tuaj? Kjo pyetje është e pashmangshme pas ndarjes, adaptim në jetën e pavarur dhe për këtë arsye duhet të jeni të sinqertë ndaj vetes. Nëse me të vërtetë jeni në një lidhje stabile në të cilën të dytë keni qëllime të mira, atëherë duhet ta njoftoni të dashurin me fëmijët tuaj – nëse jeni e pasigurt të gjithë të përfshirit do të lëndohen. Ekzistojnë pesë shenja të besueshme për faktin se ndoshta ka ardhur momenti i duhur që i dashuri juaj të bëhet publik.

 

JENI NJOFTUAR

ME FAMILJEN E TIJ

Duke u shoqëruar me familjen e partnerit tuaj do të mësoni mjaft për të. Përveç sjelljes së tij e cila mund të jetë e kujdesshme dhe e butë, mund të mësoni edhe për shprehitë e tij, dashuritë e kaluara. Të gjitha këto hollësi janë të rëndësishme kur planifikoni që ta njoftoni atë me fëmijët.

 

GJË E RËNDËSISHME

Vetëm nëse jenë në lidhje serioze së paku për gjashtë muaj, duhet të merrni parasysh bërjen publike të kësaj lidhjeje. Një lidhje e tillë tregon që të dy jeni seriozë dhe stabilë. Gjithashtu, ai duhet të jetë në dijeni për të gjitha faktet e jetës suaj dhe të jetë i vetëdijshëm që paraqitja para fëmijëve ka një rëndësi të caktuar.

 

STILI I NGJASHËM I TË QENIT PRIND

Nëse nuk keni qëndrime pothuajse të ngjashme ndaj të qenit prind, atëherë shtyjeni takimin me fëmijët. Fëmijët e vegjël vështirë mund të kuptojnë situatat në të cilat ka shumë autoritete të ndryshme.

 

FËMIJËT JANË TË GATSHËM

Vetëm në situata tejet të pazakonshme mund të prisni që fëmijët menjëherë ta pranojnë të zgjedhurin tuaj të ri. Pas ndarjes fëmijët duhet të mësohen me rrethanat e jetës së ndarë, ndërsa ju duhet ngadalë t’ua sqaroni faktin që babai i tyre gjithmonë do të jetë babai. Takimi me të dashurin e ri nuk guxon të jetë i detyruar ose i tensionuar. Fëmijët në fund janë ata të cilët do të lëndohen.

/yahoo/

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve