Mësoni të flirtoni
Nuk duhet të jesh i dashuruar në dikë me të cilin dëshironi të flirtoni. Ushtroni në njerëzit që i takoni çdo ditë, me ata me të cilët nuk dëshiron të keni asgjë.
Në këtë mënyrë, kur të vjen dikush që e meriton vëmendjen tuaj, do ta dini si ta “pushtoni”.
Mendoni fjalinë për fillim
Gjejeni arsyen t’i drejtoheni atij personi. Nëse shkoni së bashku në klasë, pyeteni diçka në lidhje me detyrat. Nëse jeni në ndonjë koncert, pyeteni diçka për paraqitjen e grupit që këndon.
Kontakti me sy
Nëse dikë nuk e shikoni në sy do të dukeni të mërzitshëm dhe të painteresuar dhe kjo nuk është përshtypja që dëshironi ta lini, apo jo? Nuk ndiheni këndshëm duke e shikuar dikë në sy? Këshilla e vogël: shikojeni në pikën ndërmjet syve. “Shenjës” suaj do t’i duket se jeni duke e shikuar në sy.
Mendojeni
ndonjë kompliment
Gjej diçka që të pëlqen tek ai person: flokët, atletet, xhaketa… dhe bëjani të qartë se kjo ju pëlqen. Mos e teproni me lavdërime. Fjala e thjeshtë sikur “Atletet i paske super” është shumë më e mirë sesa “O zot, nuk mund ta besoj, sa të bukura i paske atletet!”. Personi do të ndihet mirë për komplimentin e marrë dhe me siguri do ta fillojë bisedën.
Buzëqeshni
Nuk duhet të sillesh si palaço dhe të qeshni vazhdimisht, por nuk do t’ju bëjë dëm nëse buzëqeshni disa herë gjatë bisedës. Nëse edhe ai të buzëqesh ty, dijeni se jeni në rrugë të mirë.
Vetëm butë
Do të arrini efekt të mirë nëse tema e bisedës është diçka argëtuese, p.sh. për kafshën e re shtëpiake, dhe jo ndonjë temë pikëlluese, të pakëndshme. Poenta e flirtimit nuk është në atë moment t’ia hapni shpirtin dikujt, por ta hapni rrugën për biseda interesante.
Ah, kjo heshtje
e pakëndshme
Kur biseda të ndalet, me siguri që është e përfunduar përgjithmonë. Përveç nëse nuk gjendesh dhe e thyen heshtjen e pakëndshme. Nuk mundesh të kujtosh asgjë? Pyeteni diçka në lidhje me vendin se ku gjendeni, muzikën të cilën e dëgjon.
Ushtroni, ushtroni, ushtroni...
Askush nuk është i përkryer herën e parë. Nëse ideja e flirtimit ende të frikëson dhe ju shkakton “flutura në bark”, mos u brengosni, kjo vetëm do të thotë që duhet të ushtroni më shumë. Sa më shumë të flirtoni, bëhet më e lehtë.
- Takimi i parë me fantazmat, i mirë për yllin televiziv
- Femrës në kalim më së shpeshti i maten kilogramët e tepërt
- Seksi me partnerin e dashur ndryshon trurin
- Si ta zgjidhni partnerin ideal
- Mashkulli i gjatë do të thotë më shumë siguri për gratë
- Jeta pas ndarjes: Kur është momenti i duhur ta njoftoni të dashurin me fëmijët?
- Çfarë duhet të dini para martesës
- Disa këshilla për jetëgjatësinë e dashurisë
- Anët e ndritshme dhe të errëta të shenjave të horoskopit
- Gjatësia e takimit nuk ka rëndësi!
- Tri shenja të jashtëzakonshme se i pëlqeni një mashkulli
- A besoni edhe ju te dashuria në shikim të parë?
- Lexojeni ardhmërinë nga pëllëmba e dorës
- Mësoni të flirtoni
- Mësoni të flirtoni
- I dashurojnë djemtë e bukur, por nuk martohen me ta
- Po vjen modeli, i cili do të tronditë pasarelat shqiptare
- Si ta dini kur një mashkull ju mashtron
- Filmi ?Alice in Wonderland? i Tim Bartonit s?njeh rivalë
- Edhe Mishel Obama në serinë ?Simpsons?




ad_d.jpg)


Komente