Seksi me partnerin e dashur ndryshon trurin
Me të gjitha këto shpjegime merret terapeutik seksual Dejvid Shnarh nga Kolorado. Sipas tij, seksualiteti përfaqëson shansin për të përjetuar momente të një afërsie të veçantë me partnerin, të cilat ai në librin e tij me titull “Intimacy and Desire” i quan “momente senso-motorike të takimit”. Me këto momente të veçanta njeriu jo vetëm që përjeton ndjenjën e lumturisë në jetën e tij seksuale, por kënaq edhe gjëra të tjera: zemra dhe shpirti qetësohen, lidhja bëhet stabile dhe krijohet dëshira e përjetshme për partnerin e dashur. A bëhet fjalë vetëm për dëshirën për ndjenja të mira të përjetshme me partnerin e njëjtë? Neurologët dhe shkencëtarët e tjerë në asnjë rast nuk e refuzojnë tezën e Shnarhit. Arsye për të gjitha këto efekte, sipas tyre, përfaqëson neuro-plasticiteti, aftësia e trurit tonë për të ndryshuar strukturën e tij. Truri ynë, në fakt, është një organ i çuditshëm për krijimin e lidhjeve me të tjerët. Në brendinë e tij gjatë kësaj kohe aktivizohen qeliza të përbashkëta, forcohen sinapset dhe vendosen lidhje të reja mes neuroneve, ndërsa mes personave që janë në marrëdhënie, veçanërisht në një të afërt dhe të mirë siç është seksi me personin e dashur, vendoset një ritëm i përbashkët prej 3 sekondash, gjatë së cilit zhvillohen të gjitha vëzhgimet dhe proceset nervore. Truri, pra, është organ i përshtatjes, i cili strukturat e tij i ndërton përmes lidhjeve tona me të tjerët, gjë që sipas Shnarhit ndodh para së gjithash nëse të dy partnerët gjatë aktit të dashurisë kontaktojnë me qeniet e njëri-tjetrit, me kontakt përmes syve. /msn/
- Takimi i parë me fantazmat, i mirë për yllin televiziv
- Femrës në kalim më së shpeshti i maten kilogramët e tepërt
- Seksi me partnerin e dashur ndryshon trurin
- Si ta zgjidhni partnerin ideal
- Mashkulli i gjatë do të thotë më shumë siguri për gratë
- Jeta pas ndarjes: Kur është momenti i duhur ta njoftoni të dashurin me fëmijët?
- Çfarë duhet të dini para martesës
- Disa këshilla për jetëgjatësinë e dashurisë
- Anët e ndritshme dhe të errëta të shenjave të horoskopit
- Gjatësia e takimit nuk ka rëndësi!
- Tri shenja të jashtëzakonshme se i pëlqeni një mashkulli
- A besoni edhe ju te dashuria në shikim të parë?
- Lexojeni ardhmërinë nga pëllëmba e dorës
- Mësoni të flirtoni
- Mësoni të flirtoni
- I dashurojnë djemtë e bukur, por nuk martohen me ta
- Po vjen modeli, i cili do të tronditë pasarelat shqiptare
- Si ta dini kur një mashkull ju mashtron
- Filmi ?Alice in Wonderland? i Tim Bartonit s?njeh rivalë
- Edhe Mishel Obama në serinë ?Simpsons?




ad_d.jpg)


Komente