5 mënyrat e provuara që të hiqni qafe celulitin
Për fillim duhet ndarë kohë për t’u marrë me këtë problem estetik, ndërsa të gjitha gjërat i keni afër vetës. Së pari duhet ta ndryshoni mënyrën e ushqimit, duhet t’u përkushtoheni ushtrimeve dhe masazheve. Për gjithë këtë punë mund t’ju ndihmojnë edhe një numër i kremrave dhe xheleve të ndryshëm me ekstrakte të kafesë, apo edhe me disa përbërës aktivë, që arrijnë ngrohjen e lëkurës dhe mikroqarkullimin.
Ushqimi
Për të luftuar në mënyrë të suksesshme kundër celulitit, nga ushqimi duhet përjashtuar ushqimin e njelmët dhe atë të yndyrshëm. Gjithashtu shmangni mishin e kuq, peshkun e yndyrshëm, prodhimet e qumështit me yndyrë, si dhe ushqimet e rafinuara të drithërave. Në ushqim sa më shumë shtoni pemë dhe perime të papërpunuara, si dhe në përgjithësi ushqimin e shpejtë njëherë e përgjithmonë duhet ta largoni nga tryeza juaj. Ushqimi i paekuilibruar me sasi të lartë të yndyrës, karbohidrateve dhe kripës vetëm sa do ta përkeqësojë gjendjen.
Ushqimi i varfër me proteina zvogëlon mundësinë e furnizimit të indeve me oksigjen dhe shton formimin e të ashtuquajturve radikalëve të lirë. Bimët që stimulojnë qarkullimin periferik, si rozmarina, specat pikantë, luleradhiqet ose hithrat, mund të jenë të shkëlqyeshëm në luftën kundër celulitit. Përbërësit që në mënyrë natyrale shkaktojnë sintezën e kolagjenë, gjithashtu do t’ju ndihmojnë në ripërtëritjen e lëkurës që janë të përfshira nga celuliti. Pas çdo shujte, është shumë e rëndësishme që të konsumoni një gotë ujë.
Ushtrimet
Qëndrimi i tepërt ulur zvogëlon sasinë e muskujve në dobi të indeve dhjamore. Për të parandaluar një shpërndarje të tillë të forcës, merruni me ushtrime të lehta sportive që forcojnë muskujt. Ushtrimet janë mënyra më efektive për të ‘hekurosur’ rrënjën e padëshiruar të ‘portokallit’. Një mënyrë e rregull e ushtrimeve do t’ju mundësojë të largoni atë pamje të padëshiruar. Ushtrimi i rregullt, jo vetëm që ndikon pozitivisht në dukjen tuaj, por ndikon në mënyrë të shëndetshme edhe në lëkurën dhe flokët tuaja. Gjatë ushtrimeve, gjaku nëpër vena qarkullon deri në pesë herë më shpejtë.
Hidroterapia shtëpiake
Mbushni vaskën përplot me ujë të ngrohtë dhe shtoni vaj aromatik kundër celulitit. Në ujë mos qëndroni më gjatë se pesë minuta. Trupin e lëmoni me ujin e ngrohtë, duke filluar nga thembrat e lartë. Të njëjtën mënyrë përsëriteni edhe me ujë të ftohtë.
Masazhi anti-celulit
Masazhi është pika më e rëndësishme në luftën kundër celulitit. Më së miri do të ishte të bëni masazh kur muskujt janë të relaksuar, e aty do t’ju ndihmonte një banjë e ngrohtë. Lëvizjet e gjata dhe të buta të vetë masazheve stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe limfat. Edhe saunat janë të preferuara në luftën kundër celulitit.
Kafeina
Kafeina në mënyrë të dobishme ndikon në luftimin e celulitit duke aktivizuar qelizat dhjamore në organizëm. Fundërrinën e kafesë e vendosni në pjesët problematike të lëkurës dhe e leni ashtu të thahet. E leni të qëndrojë ashtu së paku dhjetë minuta. Për të pasur rezultat sa më të mirë, këtë procedurë përsëriteni së paku dy herë në javë.
Komente
- Gjërat që duhet t’i keni për këtë verë
- Trendët verorë të manikyrit
- Ide për shtëpi moderne dhe praktike
- Po vjen vera - kujdesuni për këmbët!
- Grimi për muajt e ardhshëm
- Fustani magjik që vishet në dhjetë mënyra të ndryshme
- Çfarë ju nervozon gjatë blerjes së veshmbathjes- pasqyrat e këqija, kabinat dhe shitëset
- fshehtësitë e këpucëve
- Buzëkuqi i shndritshëm
- Modelet e egra të flokëve janë “in”
- A jeni të varura nga grimi?
- trendët për bukurinë që adhurojnë femrat, përderisa meshkujt i urrejnë
- Pse nuk është mirë të vishni shpesh gete
- Lëkura në pranverë kërkon kujdes më ndryshe
- Këpucët me take të larta në të cilat nuk lodhen këmbët
- Këpucët me take të larta në të cilat nuk lodhen këmbët
- Gërsheta për pranverë-verë 2011
- Modelet pika-pika, moda e re
- Eleganca e shprishur
- Ngjyrat perfekte për pranverë 2011




ad_d.jpg)


valla marova tu mbajt dijet po kot spo dobsona hiq
nje gje shume edobishme kunder celolitit eshte shtrirja e muskujve .cdo kush kur te zgjohet ne mengjes eshte mire ce ti shtrej mskuj ,dhe sameshume lule shtrydhe ananas portokalla dhe nje got uje i vaket me tri pika limon duhet te pihet ne mengjes ,ne tesell,
nuk e di se sa mund te ndikojne te gjitha keto [por nje gje eshte e vertet po ti largoheni ushqimit kalorik dhe te hani sa me shume peme dhe perime une ju garantoje qe do te humbni celulitin qe e keni flm