Çfarë ju nervozon gjatë blerjes së veshmbathjes- pasqyrat e këqija, kabinat dhe shitëset
Më shumë se gjysma e femrave në kabina për ndërrimin e veshjeve ndiejnë zemërim, siklet dhe zhgënjim, derisa 75% e femrave aq shumë u shkojnë në nerva sa që maksimalisht i shmangin ato dhe nganjëherë blejnë rrobat e tyre sipas numrit të konfeksionit pa i provuar fare ato, ka bërë të ditur një studim britanik. Dyert nga druri ose perdja që mbulojnë vetëm pjesën e mesme të trupit janë të shpeshta në dyqane, ndërsa femre u pengojnë sepse privatësia e tyre ende vazhdon të ekspozohet. Kjo është njëra prej arsyeve kryesore për se u pengojnë kabinat, ka bërë të ditur Shoqata britanike për mbrojtjen e konsumatorëve. Edhe kur bëhet fjalë për çorape të grisura, përkuljes për të mbledhur pjesët e veshjeve në dysheme ose prishjes së dyerve dykrahëshe që u ngjajnë atyre të perëndimit të egër, ky lloj i ekspozimit femrave u shkakton siklet të madh dhe zemërim.
Shitësja e angazhuar tepër
Ajo qëndron para kabinës, shpesh pyet a është çdo gjë në rregull, a jeni të kënaqur me veshjen dhe ju pret që të dilni në mënyrë që të mundet t’ju këshillojë. Rrallë ndonjë shitëse do ta lërë anash interesin e biznesit dhe të ju thotë sinqerisht se diçka nuk ju rri mirë dhe nuk do të përpiqet me të gjitha forcat që t’ju bindë të blini diçka në dyqanin ku punon. Për shkak të angazhimit të saj do të provoni edhe gjëra që në fakt nuk ju pëlqejnë, por do të detyroheni që për shkak të mundimit të saj dhe për shkak të besimit se diçka me të vërtetë ju rri mirë.
Numri i kufizuar
i pjesëve të veshjes
Gjithnjë e më shumë dyqane kanë rregulla për mbajtjen e një numri të kufizuar të veshjeve në kabinë, gjë që sipas shumë blerësve është një rregull tepër frustrues, për shkak të të cilit ju duhet të dalin nga gardëroba disa herë dhe të presin në rend, në mënyrë që t’ia dalin që të blejnë atë që ju pëlqen në numrin e duhur.
Pasqyrat të cilat ju
bëjnë të dukeni më e hollë
Ky mashtrim i pasqyrës është i shpeshtë në dyqanet që mbajnë firma të shtrenjta dhe krijojnë iluzionin që diçka na rri më mirë sepse në to dukemi më të holla, pra për shkak të kësaj jemi të gatshme edhe të paguajmë më shumë. Befasia vjen pas kthimit nga dyqani dhe veshja e rrobave të blera në shtëpi, ndërsa femrat e mësuara nga përvoja këshillojnë që në rast se ju duket se pasqyra ju bën të dukeni më e hollë, të ecni deri te vitrina e dyqanit dhe të shikoni veten aty, para se të filloni të blini. /Elle/
- Gjërat që duhet t’i keni për këtë verë
- Trendët verorë të manikyrit
- Ide për shtëpi moderne dhe praktike
- Po vjen vera - kujdesuni për këmbët!
- Grimi për muajt e ardhshëm
- Fustani magjik që vishet në dhjetë mënyra të ndryshme
- Çfarë ju nervozon gjatë blerjes së veshmbathjes- pasqyrat e këqija, kabinat dhe shitëset
- fshehtësitë e këpucëve
- Buzëkuqi i shndritshëm
- Modelet e egra të flokëve janë “in”
- A jeni të varura nga grimi?
- trendët për bukurinë që adhurojnë femrat, përderisa meshkujt i urrejnë
- Pse nuk është mirë të vishni shpesh gete
- Lëkura në pranverë kërkon kujdes më ndryshe
- Këpucët me take të larta në të cilat nuk lodhen këmbët
- Këpucët me take të larta në të cilat nuk lodhen këmbët
- Gërsheta për pranverë-verë 2011
- Modelet pika-pika, moda e re
- Eleganca e shprishur
- Ngjyrat perfekte për pranverë 2011




ad_d.jpg)


Komente