description

Fshehtësitë kundër rrudhave: Këshillat e grimerëve hollivudianë

Publikuar: E diel 27 Qershor 2010, 23:14 0 Komente

Mbuloni shenjat e para të plakjes me ndihmën e grimerëve të cilët përkujdesen për dukjen e yjeve më të mëdha botërore, siç janë: Viktoria Bekam, Rene Zelveger, Uma Turman.

Lëkura e tërhequr dhe e shndritur jep bindjen se ende jeni të rinj, prandaj çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje bëni masazh fytyrës, derisa vendosni kremrat e ditës dhe ato të natës.

 

Së pari piling,

të tjerat më pas

Me plakjen tonë, më shumë kohë do të nevojitet që qelizat e vdekura të bien nga lëkura, sepse ato më ngadalë rigjenerohen. Prandaj, mu për këtë arsye të paktën dy herë në muaj, vetes duhet t’ia lejoni një piling për gjithë trupin dhe kështu lëkurës do t’ia ktheni dukjen rinore. Më së miri do të ishte që pilingun ta bëni posa të përfundoni dushin, ngase gjatë asaj kohe lëkura juaj ende është e butë. Përgatitjet për piling e vendosni në mes të peshqirit, dhe me lëvizje të buta, duke filluar nga gishtat e këmbëve dhe ngjituni lart. Në vendet ku ju mendoni se lëkura është më e egër, shtypni më fort.

Këshilla e yjeve: Pas pilingut vendosni kremra, për të arritur një ten të shkëlqyer, këshillon Anabel Hobs, e cila bashkëpunon me El Mekfirson.

 

Krem, më pas masazh

Lëkura e tërhequr dhe e shndritur jep bindjen se ende jemi të rinj, prandaj, mu për këtë arsye, çdo mëngjes dhe mbrëmje, bëni masazh fytyrës derisa vendosni kremin e ditës dhe atë të mbrëmjes. Filloni me një masazh të butë dhe atë me lëvizje nga qendra e fytyrës, duke anuar nga pjesa e jashtme e fytyrës, derisa kremi të mos thahet në fytyrë. Në këtë mënyrë do të arrini një qarkullim më të mirë të gjakut dhe do të shkëlqeni.

Këshilla e yjeve: nëse për disa minuta bëni masazh fytyrës, pasi që të keni vendosur kremin, do të arrini prodhimin e kolagjenës, kështu është e bindur Nikol Xhosh, e cila bashkëpunon me Viktoria Bekam.

 

Qethuni shtresë-shtresë

Ndërroni ngjyrën e flokëve. Gabimi më i madh që mund të bëni është nëse tentoni ta mbani ngjyrën e flokëve të cilën e keni pasur gjatë kohës sa keni qenë të rinj. Kur të plakeni ndryshon ngjyra e tenit tuaj, prandaj është mjaft e rëndësishme të zbuloni nuancën e vërtetë, me anë të së cilës do të fshihni mangësitë dhe do të përshtatet me ju. Gjithashtu edhe një këshillë që të mos bëni shumë eksperimente me modelet e flokëve. Shumica e divave të Hollivudit mbajnë modele flokësh të qethura shtresë-shtresë dhe për këtë me siguri se ekziston një arsye. Në atë mënyrë modelet e rrafshëta i bëjnë të duken të pikëlluara.

Këshilla e yjeve: për luftën kundër elektricitetit në flokë përzini vezë dhe vitamina E nga kapsula dhe i vendosni në flokë, para se të hidhni shamponin, këshillon Pol Labrak, i cili bashkëpunon me Rene Zelveger.

Meri Grinvel, e cila është e ngarkuar për shkëlqimin e Uma Truman, thotë: “Në bërrylat e dorës më së shpejti vërehen shenjat e plakjes, prandaj mos harroni që rregullisht t’i lyeni me krem“.

Në qoftë se nuk u kushtoni vëmendje duarve, saktësisht bërrylave të duarve, vetëm sa keni harxhuar kohë, ngase mundi do të shkojë huq. Do të ishte mirë që çdo mëngjes të vendosni krem për duar, ndërsa çdo mbrëmje të vendosni përgatitje me retinol që gjatë mbrëmjes lëkurën ta mbani të fortë. Për katër javë do ta shihni ndryshimin.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve