description

Gërsheta për pranverë-verë 2011

Publikuar: E hëne 2 Maj 2011, 22:13 0 Komente

Modelet e flokëve në këtë sezon janë shumë në modë, çdo gjë është e lejueshme, që nga bishti i kalit, deri tek topuzi.

Në pasarelat më të rëndësishme janë parë modele nga më të ndryshmet. Mes modeleve, në modë janë spikatur dhe gërshetat shik, perfekte për t’u kombinuar me një fustan me lule.

Sfilata e Aleksander MkKuin, stilist flokësh ka luajtur me gërshetat komplekse, shumë të bukur për t’u parë, por vështir për t’u aplikuar nga vetë ne.

Por, edhe Givençi ka nxjerrë në pah modelin e gërshetit në pasarelat e tij, por më të thjeshtë për t’u bërë. Por, sigurisht jo të gjitha modelet për fat të mirë janë kaq të vështira për t’u aplikuar, Hermes ka riprodhuar një gërshet të rafinuar, duke përdorur dhe aksesorë të ndryshëm. Valentino është sinonimi i elegancës dhe modelet e propozuara nga kjo shtëpi reflektojnë këtë ide, një gërshet i thjeshtë, që bie ëmbëlsisht mbi shpinë, një model i thjeshtë, i cili shpesh adaptohet nga Vip-at për të qenë perfekte në tepihun e kuq.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve