description

Gjërat që duhet t’i keni për këtë verë

Publikuar: E hëne 4 Korrik 2011, 22:42 2 Komente

Byzylykët

bohemë

“Ky set i byzylykëve ju ofron dukjen e përsosur të një vere hipike. I mbani të gjithë bashkë, ndaras ose kombinojini me gjërat tuaja të preferuara”.

- Sher Kulter, stiliste e Kejt Bosuorth, Siena Miller dhe Rouzi Hantington Uajtli.

 

Çanta leopard

“Çanta me model leopardi është aksesor i përsosur dhe është trend i kësaj vere. Kërkoni një çantë jo aq të shtrenjtë, sepse do ta përdorni vetëm për një sezon.

- Rob Zangardi dhe Mariel Han, stilistë të Rihanës, Rejçël Mekadams dhe Xhenifer Lopez

 

Sandalet

e theksuara

“Më pëlqejnë sandalet interesante. Detajet dhe strukturat e ndryshme, si të prerat dhe thekat, mund ta vënë në pah madje edhe një fustan të thjeshtë”.

- Basia Riçard, stiliste e selena Gomez, Viktoria Xhastis dhe Safron Borous

 

Stolitë

e grumbulluara

“Ne preferojmë shtresimin e byzylykëve ose unazat e shumëfishta te Xheniferi - kjo gjë krijon një dukje rinore dhe argëtuese. Shtresat e qaforeve dhe byzylykëve janë të mrekullueshme, sepse shpesh vijnë në sete jo të shtrenjta”.

- Rob Zangardi dhe Mariel Han, stilistë të Rihanës, Rejçël Mekadams dhe Xhenifer Lopez

 

Çanta me ngjyrë të gjallë

“Një çantë dore me ngjyrë të guximshme e të gjallë i jep jetë edhe kombinimit më të thjeshtë të veshjes verore”.

- Monika Rouz, stliste e Kim Kardashian, Kloi Kardashian dhe Kërtni Kardashian

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • Edonna 08.07.2011 - 21:16

    Teperr mIr <3

  • edona 08.07.2011 - 21:16

    Shumm MIrr

arkivi i lajmeve