description

Moda e sivjetme verore: Eros, romantikë dhe ekzotikë

Publikuar: E diel 4 Korrik 2010, 21:55 0 Komente

Feminiliteti i fustaneve të mëdha, pamja seksi e kombinezoneve apo dimive “casual chic”, te ju mbetet që të zgjidhni se çfarë porosie doni të dërgoni, meqë moda verore 2010 ofron një laramani të madhe ngjyrash, imagjinatë të madhe në modele dhe llojllojshmëri të qepjeve, me të cilat nuk mund të gaboni. Shtëpia e modës “Etro” preferon kombinezone me dizajne lara-lara, prandaj nëse përcaktoheni për një të tillë, mos e teproni me stoli, në mënyrë që të mos dukeni sikur punoni në cirk. “Givenchy” ka ofruar kombinezone seksi në variantin elegant të mëndafshtë me ngjyra neutrale. Me një kombinim të tillë rrinë mirë edhe stolitë e zgjedhura me kujdes.

Tunikat lara-lara te të gjitha kombinimet

Vera e sivjetme është e paparamendueshme pa tunikat e gjera, ku më të preferuarat janë ato me dizajne lara-lara me ngjyra të theksuara. Barten me të gjitha kombinacionet.

 

E kaltra e tirkizit është ngjyra e verës

Nga e kaltra e safirit e deri te nuanca mavi, të gjitha nuancat e së kaltrës janë të pranishme në koleksionet për pranverë/verë të vitit 2010. Por, sidomos është theksuar nuanca e tirkizit. Në modë janë edhe çantat me ngjyra të ndryshme.

 

Nallanet janë kthyer përsëri

Platformat janë në modë edhe këtë sezon, e pas një mungese të gjatë, ‘in’ janë edhe nallanet.

 

E kuqja dhe e arta për ato që kanë vetëbesim të lartë

Ngjyra e theksuar e kuqe është për femrat që kanë vetëbesim të lartë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ngjyrën e artë, e cila mund të kombinohet, në çantë, apo edhe në këpucë, ku edhe stolitë duhet të jenë të së njëjtës ngjyrë.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve