Moda e verës 2010, festoni erosin, romantikën dhe ekzotiken
Fustani i gjatë femëror, kombinezoni seksi ose dimitë moderne e shike – varet nga ju se e cilën do ta zgjidhni, sepse moda e verës 2010 ofron llojllojshmëri të ngjyrave, lloje të ndryshme të modeleve luksoze me të cilat do të dukeni mjaft mirë. Shtëpia e modës “Etro” rekomandon kombinezone me modele me shumë ngjyra, pra nëse vendosni për një të tillë, mos e teproni me bizhuteri që të mos ju quajnë “sunduese e cirkut”. “Givenchy” ka ofruar veshjen e njëjtë në variante elegante mëndafshi me ngjyra neutrale. Në një kombinim të tillë përshtaten stolitë me ngjyra të ndritshme me motive të fiseve afrikane apo të Xhamajkës. Një varëse me motiv të një papagalli ose vathë me fytyrë të gjarprit janë hite absolute të verës, theksojnë stilistët. Fustanet e gjata janë me nuanca pluhuri, sepse tërheqin vëmendjen me modele të shumta dhe bëjnë që të keni seksepilin e viteve të 70-ta. Ndikimi i asaj dekade emocionuese shihet qartë edhe nga rekomandimet e Stella Mekartnit, xhinse të lara, shalle mëndafshi dhe platforma nga tapa.
Tunikat shumëngjyrëshe në të gjitha kombinimet
Vera 2010 nuk mund të paramendohet pa tunikat ajrosëse, e të popullarizuara janë ato laramane dhe me ngjyra mbresëlënëse. Barten në të gjitha kombinimet. Ditën me “pantallona të nxehta” në mbrëmje me dimi moderne.
Bruz blu është ngjyra e verës
Të gjitha nuancat e ngjyrës blu janë të pranishme në koleksionet pranverë/verë 2010. Por, në mënyrë të veçantë është theksuar ajo bruz. Për sukses të plotë ju duhen aksesorët me atë ngjyrë. Vendosni për një çantë të vogël.
Kllompet janë kthyer përsëri
Platformat janë të popullarizuara edhe kësaj vere, e pas një mungese të gjatë janë kthyer edhe kllompet.
E kuqja dhe e arta për vetëbesim
Ngjyra e kuqe është trend për femrat të cilat kanë vetëbesim dhe janë të sigurta me seksepilin e tyre. Këtë ngjyrë pasioni mund ta kombinoni me një çantë të artë dhe me këpucë dhe stoli të shkëlqimit të njëjtë.
- Gjërat që duhet t’i keni për këtë verë
- Trendët verorë të manikyrit
- Ide për shtëpi moderne dhe praktike
- Po vjen vera - kujdesuni për këmbët!
- Grimi për muajt e ardhshëm
- Fustani magjik që vishet në dhjetë mënyra të ndryshme
- Çfarë ju nervozon gjatë blerjes së veshmbathjes- pasqyrat e këqija, kabinat dhe shitëset
- fshehtësitë e këpucëve
- Buzëkuqi i shndritshëm
- Modelet e egra të flokëve janë “in”
- A jeni të varura nga grimi?
- trendët për bukurinë që adhurojnë femrat, përderisa meshkujt i urrejnë
- Pse nuk është mirë të vishni shpesh gete
- Lëkura në pranverë kërkon kujdes më ndryshe
- Këpucët me take të larta në të cilat nuk lodhen këmbët
- Këpucët me take të larta në të cilat nuk lodhen këmbët
- Gërsheta për pranverë-verë 2011
- Modelet pika-pika, moda e re
- Eleganca e shprishur
- Ngjyrat perfekte për pranverë 2011




ad_d.jpg)


Komente