description

Në trend, moda e viteve 1970

Publikuar: E mërkure 25 Gusht 2010, 21:50 0 Komente

Vjeshta e viti 2010 do të jetë e “okupuar” me ngjyrë mjalti, e pasur me një numër të pasur aksesorësh, por edhe me kreacione klasike. Shtëpia e modës ‘Celine’ në plan të parë ka vënë tunikat dhe xhaketat me ngjyrën e pudrës, pantallonat me bel të lartë, ndërsa kulmi është arritur me kombinimin e xhindeve. Nëse këtij kombinimi i shtoni edhe çantën me krahë të gjatë në stilin e viteve të ‘70-ta, të ngjashme si ato të shtëpisë së modës ‘Chloe’, do të arrini qëllimin kryesor, për një dukje elegante. Adhurueset e ngjyrave më të ndezura inspirimin e tyre duhet ta kërkojnë në koleksionin vjeshtor, ngase kjo vjeshtë do të jetë si asnjë më parë. Ngjyrat e verdha të ndezura, ato të kuqe dhe çorapët e gjelbra, do të jenë ato që do të bien në sy më së shumti.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve