description

Ngjyrat perfekte për pranverë 2011

Publikuar: E hëne 2 Maj 2011, 22:11 0 Komente

I ftohti i dimrit më në fund ka kaluar, kanë ardhur ditët e para me diell dhe pak nga pak fillojmë të heqim veshjet e rënda, e njëjta gjë vlen edhe për këpucët, edhe pse nuk është momenti i përshtatshëm për sandalet është koha për të veshur një palë balerina të lehta.

Por, gjithsesi këmbët duhet të jenë të kuruara mirë, lëkura duhet të jetë e hidratuar dhe thonjtë duhet të jenë të limuar mirë dhe të lyer më një manikyr të bukur.

Sot do të shohim cilat janë tendencat e përshtatshme për pediker dhe më në trend për pranverën 2011. Për sa u përket thonjve këtë pranverë mund t’ia lejoni vetes çdo gjë. Janë shumë në modë manikyrit me ngjyra të ndezura, pastaj ngjyrat fluo, do të jenë gjithmonë në modë, ngjyrat e errëta, si dhe tonalitet neutro dhe delikate.

Thamë se manikyrit e errët do të jenë shumë në modë për gjithë sezonin, në të vërtetë ngjyrat e errëta do të jenë në top në versione të ndryshme, me reflekse dhe me dritë. Edhe për këmbët, ashtu si dhe për duart, manikyrit do të jenë në trend. Përveç tonaliteteve të errëta, edhe ngjyrat e ndezur apo fluo do të kenë vendin e tyre këtë sezon.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve