description

Pareo duhet të jetë 180 cm i gjatë dhe 90 cm i gjerë

Publikuar: E shtune 24 Korrik 2010, 21:20 0 Komente

Pareo është një pjesë multifunksionale e veshjes, i bërë nga pëlhura i cili në mënyrë ideale zbut nxehtësinë verore. Mundeni ta lidhni në mënyrë të shumta, vetëm duhet të jeni të shkathtë. Rregulli numër një për lidhjen e pareos është se nuk ka asnjë rregull. Por, duhet të jetë i gjerë 90 deri 120 cm dhe 180 cm i gjatë. Lidheni ashtu si ju përshtatet juve dhe varësisht nga dëshira se si doni ta bartni pareon, si fustan apo fund. Më së thjeshti është t’i kapni skajet e materialit dhe t’i mbështillni – ashtu si peshqirin pas dushit. Një dukje më tërheqëse do ta arrini nëse e mbështillni pëlhurën duke i lënë skajet përpara. Lidhni në ije ose bëjeni një nyje më të madhe ose një nyje elegante si të kravatës. Pareon mund ta lëshoni më poshtë nëse doni të t’ju shihet barku. Nëse ju pëlqejnë fundet paloseni përgjysmë, lidheni në mes dhe tregoni këmbët tuaja.

Rreth belit për qytet

Për plazh mjafton që pareon ta lidhni në ija. E për variantin ditor në asfaltin e qytetit perfekt është kombinimi me bluzë me mëngë të shkurta ose me rripa të hollë dhe me pareon të lidhur rreth mesit, i cili mbulon tërë gjatësinë e këmbëve.

 

Tunikë e bukur apo fustan seksi

Fustanin mund ta bëni duke e marrë pëlhurën në gjatësi, dy skajet e saj t’i lidhni rreth qafës, e pastaj të merrni pjesët e materialit rreth belit dhe t’i lidhni në nyje. Pareo shumë thjesht mund të bëhet edhe një tunikë e gjerë.

 

Fustan gjatë ditës apo për dalje

Nëse e lidhni pareon rreth gjokseve apo qafës do të fitoni një kombinim freskues veror gjatë ditës ose për një dalje të relaksuar. Njëra prej mënyrave për ta bërë pareon të duket si fustan, është që skajet e materialit t’i vendosni në lartësi të gjokseve, t’i kaloni njërën mbi tjetrën dhe t’i mbështillni rreth qafës.

 

Pareo i lidhur si togë

Ekzistojnë mënyra të ndryshme për shndërrimin e pëlhurës në fustan. Provoni që skajet e pëlhurës t’i vendosni përtej krahëve. Njërin skaj, atë që është mbi krahun e majtë, mbështilleni drejt krahut të djathtë dhe aty lidhni një nyje.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve