Pse nuk është mirë të vishni shpesh gete
Qoftë nëse nuk keni arritur të depiloni këmbët apo ju duket vetja paksa e trashë, jeni të bindura që getet mbulojnë shumë gjëra. Shumë femra të cilat betohen në to, do të zhgënjehen me ardhjen e ditëve verore edhe me faktin se do të ju duhet t’i palosin ato në dollap. Plus, ekspertët tërheqin vërejtjen se bartja e geteve dobëson muskujt dhe për këtë shkak zbuten këmbët dhe stomaku. Ky zbulim do t’i tronditë shumë femra për të cilat getet janë bazë e kombinimit ditor të veshjes. “Mbështeten dhe bartin kuadricepsin, prapanicën dhe barkun, kështu pra bëjnë punën të cilën do të duhej ta bëjnë muskujt. Gjatë verës, kur heqim rrobat e tepërta, shohim se ato pjesë të trupit nuk janë të forta sa kanë qenë ose si do të duhej të ishin”, thotë fizioterapeuti Semi Margo. Getet fshehin pjesë të trupit, të cilat nuk na pëlqejnë, siç janë celuliti në këmbë ose shtresa rreth barkut, pra mund ta injorojmë problemin dhe jemi më pak të motivuar për të ushtruar. Në mesin e femrave të famshme të cilat i adhurojnë getet janë: Mishel Obama, Guinet Paltrou, Kejti Peri dhe Viktoria Bekam. Getet janë kthyer në modë në vitin 2006 dhe prej asaj kohe nuk janë duke e humbur popullaritetin. Tani në treg gjenden në të gjitha ngjyrat dhe stilet. /Elle/
- Gjërat që duhet t’i keni për këtë verë
- Trendët verorë të manikyrit
- Ide për shtëpi moderne dhe praktike
- Po vjen vera - kujdesuni për këmbët!
- Grimi për muajt e ardhshëm
- Fustani magjik që vishet në dhjetë mënyra të ndryshme
- Çfarë ju nervozon gjatë blerjes së veshmbathjes- pasqyrat e këqija, kabinat dhe shitëset
- fshehtësitë e këpucëve
- Buzëkuqi i shndritshëm
- Modelet e egra të flokëve janë “in”
- A jeni të varura nga grimi?
- trendët për bukurinë që adhurojnë femrat, përderisa meshkujt i urrejnë
- Pse nuk është mirë të vishni shpesh gete
- Lëkura në pranverë kërkon kujdes më ndryshe
- Këpucët me take të larta në të cilat nuk lodhen këmbët
- Këpucët me take të larta në të cilat nuk lodhen këmbët
- Gërsheta për pranverë-verë 2011
- Modelet pika-pika, moda e re
- Eleganca e shprishur
- Ngjyrat perfekte për pranverë 2011




ad_d.jpg)


Komente