Shpalluni luftë qimeve nën lëkurë
Këto qime gjenden nën shtresën e hollë të qelizave të vdekura, të cilat mbulojnë qeskën e qimes, dhe mu ato qeliza nuk i lënë qimet që të dalin në sipërfaqe dhe kështu ato kërkojnë rrugë tjetër nën lëkurë. Femrat shpesh përpiqen që problemin ta zgjidhin vetë, zakonisht duke e keqësuar situatën. Për këtë arsye, mos u përpiqni t’i nxirrni këto qime me piskatore apo me gjilpërë, me të cilat mund të shkaktoni prerje ose infektim, për shkak të të cilave do t’ju duhet të shkoni te dermatologu, por më mirë bëjeni këtë në një mënyrë më natyrale dhe jo aq agresive. Në vendet kryesore vendosni një kompresë me qaj të ngrohtë për ta zbutur lëkurën dhe për ta lënë qimen që të dalë jashtë.
Shkaku dhe pasojat
Qimet nën lëkurë zakonisht krijohen pas depilimit kur lëkura humb lagështinë, bëhet e thatë dhe nuk i liron qelizat e vdekura. Se si ato, tashmë e kemi përmendur, mbyllin qeskën, qimja e shkulur bllokohet, e pas një kohe përpiqet që të dalë jashtë. Shpesh vie deri te një proces infektimi, pas së cilit vie deri te formimi i puçrrave të kuqe.
Zgjidhja dhe parandalimi i problemit
Rroja
Për të shmangur qimet nën lëkurë pas rrojës, është me rëndësi që të keni kujdes se në cilin drejtim e tërhiqni briskun për rroje. Rroja duhet të bëhet në drejtimin e rritjes së qimeve e jo në të kundërtën. Gjithashtu, me brisk nuk guxoni ta dëmtoni lëkurën, pra duhet të gjeni brisqe që kanë mbrojtëse. Përdorni xhel për rroje në vend të kremës sepse ai zvogëlon mundësinë e dëmtimit të shtresës së sipërme të lëkurës.
Shkulja
Pas depilimit me dyllë, apo ndonjë metode tjetër me të cilën qimet hiqen me rrënjë, është me rëndësi që të përdorni ndonjë mjet për qetësimin e lëkurës. Mirë do të ndikojë xheli nga aloe vera. Nëse qimet i heqim rregullisht dhe në fazën fillestare të formimit rritja e tyre do të rrallohet dhe me kalimin e kohës ato do të bëhen gjithnjë e më të holla. Para se të bëni dush rekomandohet që të përdorni dorëza për masazh, sidomos për këmbë dhe për zonën-bikini. Mund të blini edhe kremra kundër rritjes së qimeve të cilët do t’i keni aleatë për një lëkurë të lëmuar dhe të butë.
- Gjërat që duhet t’i keni për këtë verë
- Trendët verorë të manikyrit
- Ide për shtëpi moderne dhe praktike
- Po vjen vera - kujdesuni për këmbët!
- Grimi për muajt e ardhshëm
- Fustani magjik që vishet në dhjetë mënyra të ndryshme
- Çfarë ju nervozon gjatë blerjes së veshmbathjes- pasqyrat e këqija, kabinat dhe shitëset
- fshehtësitë e këpucëve
- Buzëkuqi i shndritshëm
- Modelet e egra të flokëve janë “in”
- A jeni të varura nga grimi?
- trendët për bukurinë që adhurojnë femrat, përderisa meshkujt i urrejnë
- Pse nuk është mirë të vishni shpesh gete
- Lëkura në pranverë kërkon kujdes më ndryshe
- Këpucët me take të larta në të cilat nuk lodhen këmbët
- Këpucët me take të larta në të cilat nuk lodhen këmbët
- Gërsheta për pranverë-verë 2011
- Modelet pika-pika, moda e re
- Eleganca e shprishur
- Ngjyrat perfekte për pranverë 2011




ad_d.jpg)


Komente