description

Shtatë këshilla për kujdes veror të fytyrës dhe duarve

Publikuar: E mërkure 21 Korrik 2010, 21:34 0 Komente

Balsam në fytyrë

Keni një ten disi të shpërlarë, të zymtë, pa shkëlqim? Vendosni me gisht shumë pak balsam për lëkurë (ose për buzë) në majë të mollëzave. Fytyra do t’ju shkëlqejë menjëherë. Pjesën tjetër vendoseni në buzë dhe në lëkurën përreth thonjve.

 

Higjiena e balancuar

Mos lani fytyrën dhe flokët me mjete agresive pastrimi dhe keni kujdes që edhe larjen (fërkimin) të mos e bëni shpesh. Përmes larjes së shpeshtë i largojmë yndyrat natyrore të tyre.

 

Hidratimi, hidratimi, Hidratimi!

Kjo është një gjë kyçe për një ten rinor. Në hapësira dhe klima në të cilat punojmë hidratimi është i zakonshëm. Përdorni pra produkte të aprovuara për kujdes të cilat e hidratojnë lëkurën.

 

Kujdesi për lëkurën e tharë

Ata të cilët e kanë lëkurën e tharë, fytyrën duhet ta lajnë mirë vetëm në mbrëmje dhe atë përmes ndihmës së qumështit të cilin do ta vendosni në një leckë byrynxhyku. Ky është një piling i shkëlqyeshëm natyror.

 

Zgjidhni pudrën

e duhur të lëngët

Nëse përdorni pudër të lëngët atëherë nuanca le të jetë sa më e ngjashme me lëkurën tuaj. Për lëkurë të thatë pudra më e mirë është ajo e cila është pak me yndyrë ose që reflekton dritën, e për lëkurë të yndyrtë është e mirë pudra e lëngët e cila jep një ton të butë.

 

Llaku për thonj

Nuk keni kohë për manikyr? Shtresa e llakut në nuancë të lëkurës garanton sukses.

 

Formësoni vetullat

Edhe nëse gjatë verës keni ndërprerë përdorimin e grimit, mos e lini anash formësimin e vetullave. Ato do t’i japin kontribut të madh pamjes së përgjithshme të fytyrës suaj.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve