description

Toniku e ruan lëkurën

Publikuar: E diel 4 Korrik 2010, 21:54 1 Komente

Qëllimi kryesor i kujdesit ndaj fytyrës këtë verë ka të bëjë me zvogëlimin e sasisë së tepërt të yndyrës, të krijuar me djersitje të tepërt. Për këtë shkak, gjatë temperaturave të larta, preferohet pastrimi i lëkurës me tonik të lehtë, freskues, edhe atë disa herë në ditë. Edhe pse preferohet që të vihet një sasi sa më e vogël e grimit, nëse ju duhet pudra, në vend të pudrës klasike në formë të pluhurit, më mirë është që të përdorni pudrën e lëngshme, e varianti më i mirë veror është kremi tonik, thonë ekspertët. Gjatë verës lëkura ka më shumë nevojë për piling (largim të qelizave sipërfaqësore të vdekura të lëkurës), sesa gjatë dimrit. Përdorni substanca të buta për piling, të cilat do ta largojnë shkëlqimin e tepërt të lëkurës, duke mos e tharë atë. Përpos kremrave të natës, të cilat nuk do të duhej të ishin tepër të rënda dhe të yndyrshme, lëkura ka nevojë edhe për ushqim të mëngjesit.

Më mirë është që, në plan të parë, të theksohen sytë, thonë ekspertët. Në kapakët e syve vendosni një nuancë të pastër të hijes pluhur me ngjyrë të ngrohtë tropikale, sikur që është ngjyra e kuqërremtë, e artë apo e gjelbër tirkizi. Në mbrëmje, përforcojeni përshtypjen me laps për sy.

Gjatë ditëve verore preferohet që kremi për fytyrë dhe pudra e lëngshme të mbahen në frigorifer. Përpos që do të qëndrojë më shumë, kremi i ftohur më shpejt do të shkrihet në fytyrën e nxehtë, duke i dhënë lëkurës një pamje të bukur, të pushueshme dhe rinore.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • tixhe 04.04.2011 - 22:05

    kishapasqefmeditqkaashtToniku

arkivi i lajmeve