description

Albana largohet nga "E diell"

Publikuar: E diel 29 Janar 2012, 23:14 0 Komente

Si duket, spektakli që shqiptarët e ndjekin shumë gjatë të dielës, "E diell" në Top Channel, është rikthyer nga e diela e 29 janarit, por me ndryshime. Disa nga vajzat e bukura nuk do të jenë më, mes tyre dhe Albana Osmani, ndoshta pasi ajo pëlqehej vetëm nga ish-autorët Armendi dhe Aida, të cilët janë larguar. Në vendin e tyre si autor dhe prezantues është prezantuesi i njohur Alban Dudushi, ndërsa atë do ta shoqërojë vetëm Xhemi Shehu. Formati i mëparshëm është kritikuar, por është edhe ndjekur shumë nga shqiptarët çdo të diel. Qoftë edhe simpatia e rubrikave të Albanës, por si duket me largimin e çiftit kosovar është larguar dhe bukuroshja. Ndërsa këtë herë regjia e "Diellës" së re do të jetë nga Altin Basha. M. GJ.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve