description

Big Bastës i pëlqen të jetë artist i lirë

Publikuar: E premte 10 Shkurt 2012, 2:43 0 Komente

Kur ai ishte në shkollë të mesme nuk e pëlqente lëndën e Kimisë, sepse nuk e tërhiqte. Ky është reperi Big Basta, që vjen sot me gjërat që nuk i pëlqen dhe ato që i pëlqen t'i bëjë në jetë. Megjithëse ai këndon rep dhe shkruan tekste për këngëtarë të tjerë, është dhe një sociolog, d.m.th. i pëlqen të merret me problemet sociale. Por, Big Bastës nuk i pëlqen të merret me thashetheme, ai nuk do të ketë inate me njeri, megjithëse në profesionin e tij ndodh kjo gjë. Reperi, i cili në të vërtetë quhet Gerald Xharri, ëndërron që një ditë muzika e tij hip-hop të thyejë kufijtë shqiptarë. Ndërsa si artist i pëlqen të jetë i lirë. M. GJ.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve