description

Bronkiti? Pa panik

Publikuar: E marte 27 Dhjetor 2011, 22:14 0 Komente

Pezmatimi i bronkeve në të shumtën e rasteve shkaktohet prej infeksioneve virusale, bile më së shpeshti gjatë stinës së dimrit. Bronkiti shfaqet në dy forma, si akut dhe obstruktiv, e zakonisht ndërlidhet me ndonjë nga sëmundjet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, si teshtitja, pezmatimi i faringut apo laringut. Në bronkit akut duhet të dyshoni atëherë kur të kolliteni tre-katër ditë, kollë të thatë. Kjo zakonisht ndodh atëherë kur pas katër apo pesë ditë, kur krahas kollës dhe teshtitjes fillon të shfaqet edhe temperatura e lartë dhe vështirësimi në frymëmarrje. Mirëpo, këto simptoma nuk janë përcjellës të domosdoshëm të bronkeve.

 

Shurupi kur të fillojë sekretimi

- Derisa fëmija vetëm kollitet, duhet t'i jepet vetëm ilaç kundër kollës. Jo për t'u kollitur, por kundër kollës. Prindërit vetvetiu mund të japin vetëm shurup kundër kollës, por jo edhe antibiotikë. Të tillët mund t'i përshkruajë vetëm mjeku, pasi ta ketë kontrolluar pacientin.

 

Fëmija i sëmurë duhet:

• të pushojë në shtëpi.

• të marrë terapinë e përshkruar.

• të konsumojë sa më shumë lëngje, më së miri do të ishte ujë, çaj dhe limonadë.

 

Shërohet me sukses

Edhe pse prindërit dinë mirë të bëjnë panik kur fëmija të marrë bronkit, arsye për panik nuk ka sepse bronkiti akut shërohet me sukses. Të gjitha simptomat, përfshirë edhe kollën, kalojë brenda dhjetë ditëve e rrallë herë ndodh që ky bronkit të komplikohet dhe të kalojë në pneumoni. Kjo ndodh atëherë kur imuniteti i fëmijës është shumë i dobët, infektohet me ndonjë bakter apo virus të fortë. Edhe pse simptomat janë të ngjashëm, bronkiti obstruktiv kërkon vëmendje më të zgjeruar, kërkon kohë më të gjatë për t'u shëruar dhe mund të kalojë në astmë.

- Tek bronkiti obstruktiv frymëmarrja tkurret e mund të vijë edhe deri tek ngufatja.

 

Inhalimi në shtëpi

Nxitës për shfaqjen e bronkitit obstruktiv shpesh janë alergjitë, por mund të jetë pasojë edhe e infeksionit virusal.

- Ky lloj i bronkitit, nëse nuk kemi të bëjmë me ndonjë formë të rëndë, shërohet me inhalim në shtëpi, si dhe pika për hundë. Por, mos harroni se është mjeku ai, të cakton dozën për inhalim dhe pika për hundë.

 

Shkaktar - viruset

Bronkitin akut, sipas mjekëve në 70-80 për qind të rasteve e shkaktojnë viruset. Në 20-30 për qind tjetër e shkaktojnë bakteret.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve